Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e gjyqtarit, policia: Po analizojmë provat e krimit
English

Vrasja e gjyqtarit, policia: Po analizojmë provat e krimit

Vlorë, 9 Shtator 2011 NOA – Në vijimësi të situatës në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës ka zhvilluar një analizë të hollësishme hetimore. Burime zyrtare i thanë agjencisë NOA se analiza po bëhet duke bashkëpunuar ngushtësisht me ekspertët më të mirë të Antieksplozivit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me Oficerët dhe Prokurorët më të mirë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj. I gjithë ekipi hetimor i krijuar është duke punuar intensivisht në disa pista hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë tha se po bashkëpunon ngushtësisht edhe me institucione të tjera ligjzbatuese. Në përpjekje për të hedhur dritë mbi atentatin e frikshëm që ndodhi sot në qendër të Vlorës, atje ka mbërritur edhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj si dhe eksperti i antiterrorist, Muhamed Rrumbullaku. Në vendngjarje po ashtu kanë shkuar dhe shumë hetues të tjerë të Policisë dhe Prokurorisë. Burimet policore i thanë agjencisë NOA se ata po bëjnë analiza për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Nga burime të rezervuara, jozyrtare, nga provat dhe faktet e mbledhura deri më tani dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës pasi familjarët kanë mohuar se kanë pas probleme me njeri. Mësohet se kanë filluar të kalojnë në sitë të gjitha dosjet e tij penale dhe civile qe ka shqyrtuar kohët e fundit dhe që ka në shqyrtim.

RAPORTIMET

Hetimet e para: Vrasja e gjyqtarit, për shkak të detyrës Familjarët dhe miqtë e gjyqtarit Konomi: Minutat para atentatit Halimi në Vlorë: Atentati do të zbardhet shumë shpejt

Gjykata e Lartë reagon për vrasjen në Vlorë: Ndjehemi të kërcënuar PS dënon vrasjen e gjykatësit: Alarm për qytetarët e Shqipërisë Vrasja e gjyqtarit, krerët e drejtësisë raportojnë te Presidenti Topi, takime urgjente me kreun e SHISH, Prokurorisë e Policisë Vlorë, policia: 100 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësit të gjyqtarit VIDEOT Presidenca për masakrën e Vlorës Spahiu flet për atentatin e Vlorës Shpërthim fatal në Vlorë

KOMENTE