Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krimi gjykon fatalisht gjyqësorin
English

Krimi gjykon fatalisht gjyqësorin

Nga Aleksandër Çipanjë nga ditët e zakonshme të punës në kryeqytet, një koleg i ri në moshë dhe në eksperiencë, i drejtohet një eksperti të regjur e të njohur të policisë kriminale, me batutën: Sikur të ndodhë të rrëmbehet kompjuteri yt personal, një “Wikileaks” i ri del për krimin shqiptar në përgjithësi e sidomos në Tiranë. Kolegu qeshi dhe me ftohtësi iu përgjigj:

-Asgjë nuk ngjet dhe asgjë nuk çudit. Në këtë vend është zhvleftësuar sensacioni!

Në Shqipërinë e viteve 2011 është goditur keqazi sistemi zanafillor i vlerësimit të botës midis së mirës dhe së keqes. Është shembur ndërgjegjja dhe është vrarë dallimi, midis të skajshmes dhe sidomos midis makabritetit dhe njerëzores. Ditë dramatike dhe pse jo edhe tragjike, e presin shoqërinë tonë dhe qelizat e saj. Krimi vijon të shtojë kreativitetin e vet makabër. Është më kreativi ndër rajon. Tronditin pa masë komunikatat e rëndomta të policisë, por më shumë lëndojnë e lemerisin lajmet verbale të ngjarjeve dhe ndodhive të pashkruara, të cilat i shohin e i përjetojnë njerëz fatkëqij. Nuk ka gjë që të mos jetë realizuar prej fantazisë kriminale të grupeve dhe elementëve kriminalë. Është shembur çdo tabu. Krimi është shndërruar në një pushtues dhe në një lojtar dominant. Nuk ka sinorë kufizues për të.

Më kulmore është ngjarja e djeshme në Vlorë. Një akt me një ndodhi, por me shumë, shumë mesazhe në vetvete. Autori apo autorët, me sa duket, janë prekur keq dhe kanë pasur nevojë për një mësim me efekt gjithëkombëtar. Nuk është ky krim një ngjarje me motiv personal dhe me adresë nominale. Jo! Ky është një krim, matanë të cilit pretendohet një drithmë dhe ankth institucional dhe gjithëshoqëror. Ky është krim i krahasueshëm me kronikën makabre të Italisë së Jugut në vitet ’70-të. Por guximi është shumë, shumë herë më i madh. Vendi dhe koha në të cilën ndodhi, të lënë shijen e një regjie terrorizmi.

Shtetit dje në Vlorë i është dhënë një mesazh frikësimi, ndërsa drejtësisë së padrejtë ose më saktë të kapur shqiptare, në përgjithësi i është dhënë një “recetë” për kryeultësi të mëtejshme.

Gjyqtari 33-vjeçar Skerdilajd Konomi, i hedhur në erë prej eksplozivit në bulevardin qendror të qytetit më të përfolur gjatë këtij viti për kapje mafiozësh dhe krime të pashembullta është një kurban me motivacion të njohur dhe të panjohur. Pjesa e panjohur, por e nënkuptueshme deri diku, na tmerron të gjithëve si qytetarë të këtij vendi. Kjo është “medalja kriminale” e mafiozit apo mafiozëve për nëpunësit e gjyqësorit shqiptar.

Kush është vrarë dje në Vlorë veç gjyqtarit 33-vjeçar?

Sa vlejnë deklaratat që u bënë dhe do të pasojnë si shenjë dhe fjalë solidariteti për shkak të detyrës, me gjyqtarët shqiptarë në tërësi?

Kjo ngjarje e rëndë ka nevojë të pasojë me një reagim themelor. Shteti ka gjasa të japë provën e paaftësisë përsëritëse për gjetjen e autorëve. Por prokurorët, kriminalistët dhe hetuesit shqiptarë medoemos duhet të zbardhin motivin dhe qëllimin. Zbardhja e kësaj të vërtete themelore meriton një investim dhe përpjekje investigative, për të na dhënë mundësinë e besimit të shembur institucional. Me këtë rast nuk mund të bëhet as propagandë e as demagogji.

Vrasja e gjyqtarit Konomi është “një orë” vështirësie mes qytetarit dhe shtetit të së drejtës, është një ikje tmerruese nga iluzioni se shteti në këtë vend është më i fortë se krimi, është një paqartësi e madhe që ofrohet nga rreziku dhe forca reale e krimit në këtë vend. Nëse në këtë iluzion kishin mbetur deri dje edhe disa qytetarë, tashmë ata janë rralluar deri në aritmetikë të thjeshtë.

Në këtë “orë tmerrimi” të gjithë duhet të çmojmë distancën fatale që është krijuar mes realitetit të pasigurisë dhe dëshirës sonë për qetësi, mes propagandës për arritje dhe normalitet dhe së vërtetës “kokëfortë”. Jetojmë kaq pranë mundësisë ndodhëse dhe aktit vrastar të krimit terrorist!

Sot gjithkush ka nisur ditën e vet në punët e veta. Në Vlorë, në qytetin ku kronika e përvetësimit, ajo e vrasjeve dhe e uzurpimeve ndërnjerëzore është më e pasur se kurrë ndonjëherë më parë, është shtuar së fundi edhe kronika hijerëndë e krimit mafioz. Vlonjatët janë tashmë në ditët e zgjimit me dilemën: Ku shkon qyteti me këtë rrezik? Ku shkojnë fëmijët dhe prindërit e qytetit “napoletan” të Shqipërisë së 2011?! A ka një “shenjt”-shpëtimi nga kjo gjendje? A ka një shenjt-shtet që të mund të ringrihet nga këto kthetra? Ha,ha,ha….” O i çmendur prej mendimit normal, ec dhe jeto si i marrë, të shpëtosh….!”

Batuta e ekspertit të regjur në Tiranë për rastin e imagjinuar të humbjes së pajisjes personale me arkivin e tij virtual: “Në këtë vend është zhvleftësuar sensacioni!”, përbën thelbin e pohuar të së vërtetës së sotme sociale. Në shoqërinë dhe vendin tonë ka humbur kuptimin sensacioni: Jetojmë mes krimit që copëton kurmin e gjyqtarit dhe gjëmës se, rrënoja zë nën vete duke luajtur, fëmijën 12-vjeçar, jetojmë me “polifoninë e akuzave” politike për trafik e prostituim, për grabitje e video-vetëpërgjuese dhe vrasjeve pa autorë në bulevardet tona. Jetojmë në këtë vend ku krimi kur do, gjykon fatalisht gjyqësorin.

KOMENTE