Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
13 vite i vdekur, Berisha homazhe te memoriali i Azem Hajdarit
English

13 vite i vdekur, Berisha homazhe te memoriali i Azem Hajdarit

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA- Kryeministri Berisha së bashku me funksionarë të lartë të Partisë Demokratike nderuan sot kujtimin e Azem Hajdarit me rastin e 13 vjetorit të vdekjes së tij. I shoqëruar nga kryebashkiaku Lulzim Basha, nga ministrat Ridvan Bode e Eduard Halimi, personalitete në zë dhe familjarë të të ndjerit kreu i qeverisë bëri homazhe pranë memorialit të demokracisë së Azem Hajdarit. Në fjalën e mbajtur me këtë rast Kryeministri u shpreh se Azem Hajdari hyri në historinë e lirisë së shqiptarëve, si një tribun i pashembullt, në një kohë kur kombi lëngonte nën shtypjen më të egër, duke u shndërruar me shpejtësi në flamur mbajtësin, në maratonomakun e demokracisë shqiptare. “Sot, ne nderojmë kujtimin e ndritur të tribunit legjendar të lirisë se shqiptareve Azem Hajdarit dhe sivllaut te tij Besnik Çerja që më 12 shtator te vitit 98 u ekzekutuan në këtë vend nga falangat terroriste të shtetit të asaj kohe. Azem Hajdari hyri në historinë e lirisë së shqiptarëve si një tribun i pashembullt, në një kohë kur kombi lëngonte ndër shtypjen më të egër, kur në tërësi besohej se Shqipëria do të mbetej Kuba e Adriatikut dhe se shqiptarët nuk do të dilnin dot nga regjimi skllavërisë, në të cilin jetonin. Azem Hajdari, studenti i fakultetit juridik së bashku me shoqet dhe shokët e tij u shndërrua, u shfaq në rrugët dhe sheshet e Tiranës si engjëj liberatorë”, u shpreh Berisha. Në vijim ai shtoi se, me një guxim dhe trimëri të pashembullt ata u përballën rrugë për rrugë, shesh për shesh, me diktaturën më të egër në Evropë, e gjunjëzuan atë. Sipas tij, ata të cilët shkrehën plumbat mbi gjoksin e tij menduan dhe besuan se do të mund të eliminonin kauzën e tij, por gabuan rëndë, sepse sipas kreut të qeverisë, sot projekti i Azem Hajdarit, ëndrra e tij dhe studenteve liberatorë është më realitet se kurrë. Berisha theksoi se, “Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s. Shqiptarët sot lëvizin të lirë në mbarë Evropën. Shqipëria me reformat e saj po ecën e sigurtë drejt një horizonti të ri, drejt Shqipërisë vend i zhvilluar”. a.y/NOA

KOMENTE