English

Parashikimi i motit për 13 shtator 2011

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme ku moti i kthjellët do të jetë dominues në të gjithë territorin shqiptar. Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë kufirit Lindor të cilat herë pas here do të kenë kalime vranësirash. Edhe gjatë pasdites i gjithë vendi do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të dominojnë në vijën bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të karakterizohen zonat juglindore dhe verilindore të Shqipërisë. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale si në ato minimale dhe në ato maksimale. Prania e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet në pjesën më të madhe të qyteteve. Era do të fryjë e lehtë në toke dhe në det me shpejtësi 24 km/h dhe drejtim Perëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë 2 ballë. Europa Nesër, Europa veriperëndimore edhe një pjesë e Europës verilindore do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë këto rajone. Shira më të dendur do të ketë në Vendet Nordike dhe në Ishujt Britanike. Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë një pjesë e Europës Qendrore si edhe zona e Alpeve ku gjatë pasdites problematike në këto rajone do të jenë edhe stuhitë e forta të erës ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare. Ballkani sërish do të dominohet nga motit i kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Ishujt Britanike alarmojnë shira intensive dhe stuhi ere - Balltiku rrezikohet nga shira intensive dhe stuhi me rrufe - Zona e Alpeve do të mbetet me shira të dobët dhe stuhi ere a.y/NOA

KOMENTE