Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 12 shtator 2011
English

Pasqyra e shtypit, 12 shtator 2011

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 12 shtator 2011.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Greqia kërkon naftë në detin e pandarë. Rrëzimi i marrëveshjes për kufirin nuk i ndal projektet e fqinjëve jugorë”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Vrasja e gjyqtarit, Policia: Zbardhet shpejt”; “Tenderi i karburantit: Ministria e Brendshme favorizoi fituesin”; “Opinion nga Mimi Kodheli: Dhe yjet rrinë e vështrojnë”; “Opinion nga Eni Vasili: Zgjimi i shpirtit”; “Raporti i UNESCO-s: Rruga e re dëmtoi Pallatin e Butrintit”; “Enciklopedia: Wikipedia: 10 milion arrtikuj në 10-vjet”; “Mblidhte krom për lekët e dasmës, vdes në galeri”; “Shëndeti: Gjumi i pakët mund të shkaktojë edhe impotencë”.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Vrasja e gjyqtarit: Bomba me celular u prodhua në Malin e Zi”. Bamir Topi në Vlorë: Akt mafioz nga krimi i organizuar”. Argumente të tjerë të gazetës: “Afera, konkurrenca: Olldashi shkeli ligjin mer monopolin e linjave të internetit”; “Olldashi: I djathti i që gëzon heshtjen e opozitës”; “Ben Blushi rikthehet me romanin e tretë”; “Një ligj për lustracionin sot dhe dekomunistizimi”; “Nga Artan Hoxha: Po mazhoranca”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Greqia mbyll për 3 ditë doganat me Shqipërinë”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: “Dhjetë vjet më pas: Kurrë më 11 shtator”; “Speciale: Viti i ri shkollor, dita e parë për 56 mijë fëmijë”; “Hetimi: Nuk gjenden kërcënime me sms në celularin e Konomit”; Adriana: Lum kërkesash për filma porno”; “Menaxheri i Dafinës: Po na mbysin thashethemet”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Ekzekutimi i Konomit nga vrasës me pagesë”. Tituj të tjerë: “Kodi i ri rrugor, gjobat e makinave rriten 4 herë”; “Opinion nga Ardian Vehbiu: Historia e inskenuar”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Të përjashtohen nga PS. Arian Gaçi: Islami-Harasani, jo pjesë e jona”. Në brendësi mund të lexoni: “Alibeaj: PD është për proporcional kombëtar”; “Opinion nga Kiço Blushi: Pushteti i përket mamurrasve”; Eni KoçiNë shkollë nuk jam VIP, më intereson gazetaria” Bulevardi politik: Komentet e Harasanit në anglisht për kolegët e tij Vesa Luma : Pëlqej bashkëjetesën, këngëtaret kanë inate e xhelozia. Nuk kam asgjë kundër këngëtareve që zhvishen në skenë, por unë nuk do ta bëja kurrë” Vrasja te “Tirana e re” lirohet Bledar Balliu”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE