Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbardhen pasuritë që shteti vendosi t’i japë gjyqtarit Konomi
English

Zbardhen pasuritë që shteti vendosi t’i japë gjyqtarit Konomi

Tiranë, 13 Shtator 2011 NOA – Zbardhen në mënyrë të detajuar pronat që i ndjeri Skerdilajd Konomi (në foto), po përfitonte nga shteti. Burime nga gjykata e Lartë për agjencinë e lajmeve NOA konfirmuan sot se pronat që i merr familja Konomi së bashku me 75 trashëgimtar të tjerë të e Miltiadh Shallvarit janë plot 2552 hektarë troje. Sipas këtij vendimi, pjesëtarëve që trashëguan pronat e Miltiadh Shallvarit, mes tyre edhe gjyqtari Skerdilajd Konomi, i është njohur e drejta e pronës në 2552 hektarë tokë. Nga kjo shumë gjigante, i është kthyer 1127 hektarë tokë që ndodhej në këtë zonë, kurse është vendosur t’i kompensohen 241 hektarë tokë. Po ashtu, u lind e drejta e parablerjes së Repartit Ushtarak dhe dy godinave shtetërore që ndodhen në zonën e Shën Pjetrit, Gjirit të Lalëzit, Hamallaj dhe fshatin Rrushkull. Skerdilajd Konomi ndërroi jetë pas një atentati të frikshëm para pak ditësh në qendër të qytetit të Vlorës, kur në mes të ditës, makina e tij u përfshi në flakë si rezultat i një shpërthimi të provokuar në distancë përmes komandimit me celular pasi në makinë ishte vendosur një sasi tritoli. Ende policia ndonëse publikisht thotë se ka dy pista dhe një emër, ende nuk ka dhënë asnjë identitet edhe pse deklaron vazhdimisht se këtë do ta bëjë “së shpejti”. e.t/NOA

KOMENTE