English

Polici i plagosur dërgohet tek Ushtaraku, marrin plumba dhe dy persona

Tiranë, 14 Shtator 2011 NOA Update - Në ngjarjen e mbrëmjes së sotme në mes të Tiranës, raportohet të kenë mbetur të plagosur tre persona, mes të cilëe një efektiv policie dhe dy qytetarë. Një bashkëpunëtor i agjencisë NOA raporton nga vendngjarja, tek sheshi "Avni Rustemi" pranë pallateve nëntëkatëshe, se gjithçka ka ardhur gjatë një operacioni policor. Katër persona, kanë hyrë në një kazino e cila ndodhet tek fillimi i sheshit "Avni Rustemi", pranë pallateve 9-katëshe. Kur kanë dashur të kryenin grabitjen e dhunshme, janë afruar disa forca policore. Mes tyre ka nisur një shkëmbim zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur nga policia, agjenti Ervis Gjana. Sakaq, janë plagosur edhe dy persona, Mirian Curri dhe Bajo Tase. Burime jozyrtare policore i thanë agjencisë NOA se dy personat e plagosur, dyshohet se ishin të përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme pas orës 23.00. Mësohet se agjenti policor si dhe dy të plagosurit e tjetë, u dërguan me shpejtësi në Spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve që kanë marrë me armë zjarri. e.t/NOA Vijon...

KOMENTE