Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wollfarth: Duhen ndryshime në Kod, partitë nuk respektojnë kuotën gjinore
English

Wollfarth: Duhen ndryshime në Kod, partitë nuk respektojnë kuotën gjinore

Tiranë, 14 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth ishte i pranishëm sot në ceremoninë e mbylljes së shkollës verore të grave të zgjedhura si kandidate këshillash bashkiakë dhe komunal, në kuadër të projektit, “Gratë në Qeverisje”. Në aktivitetin e mbajtur në Durrës Wollfarth u shpreh se, “Qëllimi kryesor i shkollës verore ishte fuqizimi i kapaciteteve të pjesëmarrësve, duke i pajisur me mjetet e nevojshme për integrimin gjinor në politikat vendore. Zgjedhjet e fundit vendore treguan se vazhdon të ketë pengesa ndaj rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë, sepse vetëm 12.5% e këshilltarëve të zgjedhur janë gra, megjithatë ka vend për optimizëm, veçanërisht në lidhje me ndikimin e Projektit. Së pari, 60 nga 785 gratë që kandiduan në zgjedhje patën mbështetjen e projektit tonë. Së dyti, duket se përqindja e këshilltarëve të zgjedhur në ato zona rurale ku ka qenë i përqendruar Projekti është rritur mbi mesataren”. Sipas tij, kuota prej 30 për qind e kandidateve femra për anëtarë të këshillave bashkiakë të shtyn të mendosh se fushata për respektimin e kriterit “1 në 3 emra” të parashikuar në Kodin Zgjedhor, pati sukses. Ndërkaq theksoi ai se në këtë kuadër lind pyetja, përse u zgjodhën vetëm 12.4 % e grave kandidate. “Një arsye është se rregulli “1 në 3 emra” i parashikuar në Kodin Zgjedhor duket se nuk është respektuar gjithmonë. Një tjetër arsye është fakti që partitë nuk siguruan forume të tilla si për shembull, zgjedhje të brendshme paraprake, ku gratë mund të bënin fushatë të brendshme për veten”, theksoi Wollfarth. Në vijim kreu i OSBE-së në vendin tonë u shpreh se, duket se pengesat për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë mbeten ende të lidhura me faktin që shumë parti politike nuk e respektojnë kuotën gjinore, me faktin tjetër që strukturat e administrimit zgjedhor nuk e kanë rregulluar kuotën gjinore në mënyrë strikte si dhe me mungesën e proceseve demokratike brenda partive politike dhe mungesën e kontrollit vendor të listave të kandidatëve. Ai veçoi faktin se edhe pse rezultatet paraprake për këshillat bashkiakë dhe komunalë treguan një rritje të lehtë të numrit të grave, rezultatet për Kryetarët e Bashkive dhe Komunave ishin më pak të favorshme në krahasim me vitin 2007, pasi vetëm pesë gra u zgjodhën, duke treguar se janë më pak gra të zgjedhura sesa në vitin 2007. Ndërkaq nga ana tjetër, Wollfarth e cilësoi si një zhvillim pozitiv faktin që një e treta e grave që kandiduan për Kryetare Bashkie dhe Komune arritën të zgjidheshin. Në këtë linjë ai tha se, “Një fakt i tillë mund të interpretohet në mënyrë të tillë që nëse gratë janë kandidate, kanë shanse të mira për t'u zgjedhur Kryetare Bashkie/Komune. Ngërçi mbetet te faza e përfshirjes në listën e kandidatëve”. Sipas tij, për të arritur përfaqësim domethënës gjinor në të gjithë organet legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive nevojitet një zbatim më i mirë dhe mundësisht ndryshime të Kodit Zgjedhor dhe të legjislacionit përkatës, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Në mbyllje ai shtoi, “Le të shohim sa serioze do të tregohen partitë politike në hapat që do të ndërmarrin për përmbushjen e detyrimeve të tyre demokratike, me qëllim që 50% e popullsisë të thonë më në fund realisht fjalën e tyre për mënyrën sesi duhet qeverisur vendi”. Shkolla Verore u organizua në kuadrin e projektit “Rritja e Rolit të Grave në Qeverisje" financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Ndërkaq ceremonia e sotme u konsiderua si një tjetër hap i suksesshëm i përpjekjeve të prezencës së OSBE për të promovuar barazinë gjinore në Shqipëri. a.y/NOA

Në foto: Kreu i prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth

KOMENTE