Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgaj bën bilancin e punës në Durrës e Shkodër: Shkatërroni krimin
English

Burgaj bën bilancin e punës në Durrës e Shkodër: Shkatërroni krimin

Tiranë, 15 shtator 2011, NOA - Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në vijim të takimeve të programuara zhvilloi takime pune me drejtues të strukturave të Policisë së Qarqeve Durrës dhe Shkodër. Në këto takime në të cilat merrnin pjesë dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, vëmendja kryesore ishte në rezultatet e arritura gjatë periudhës janar-gusht 2011 nga strukturat e policisë së qarqeve respektive për garantimin e rendit e të sigurisë publike, parandalimin, evidentimin dhe zbulimin e veprave penale, goditjen në kohë të autorëve të tyre. Ndërkaq nga të dhënat statistikore rezulton se nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës për periudhën 8-mujore janë evidentuar 938 vepra penale të evidentuara, nga të cilat 728 janë zbuluar, pra me një fuqi zbuluese 78%. Numri më i lartë i rasteve është ai i krimeve kundër personit, ku janë evidentuar gjithsej 58 vepra penale dhe janë zbuluar 55 prej tyre ose 95%, ku në krahasim me një vit më parë rritja është 2%. Ndërsa nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit gjatë këtij 8 mujori janë evidentuar gjithsej 647 vepra penale dhe janë zbuluar 465 prej tyre ose 72%. Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010 gjatë të cilës janë evidentuar 858 vepra penale dhe zbuluar 621 prej tyre ose 72%, rezulton me të njëjtën shkallë të zbulueshmërisë, si dhe 211 vepra penale më pak. Për sa i përket treguesve të arritur nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, nga të dhënat statistikore rezulton se janë evidentuar 555 vepra penale dhe janë zbuluar 421 ose 76 % e tyre. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, ku janë evidentuar 701 vepra penale, zbuluar 505 ose 72 % e tyre, rezulton ulje e numrit të veprave penale dhe rritje e zbulueshmërisë. Ndërkohë nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit janë evidentuar gjithsej 318 vepra penale, prej te cilave janë zbuluar 214 vepra penale ose 67 % e tyre, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010 ku janë evidentuar 500 vepra penale dhe janë zbuluar 321 ose 64 % e tyre, kemi një rritje të fuqisë zbuluese me 3% dhe 107 vepra penale më pak. Në kuadër të këtyre takimeve Burgaj u kërkoi drejtuesve të strukturave të policisë së Qarkut Durrës dhe Shkodër një rritje të mëtejshme të masave në drejtim të zbulimit, dokumentimit të autorësisë së ngjarjeve vjedhje me dhunë e armë, si dhe të shkatërrimit të pronës, pavarësisht goditjeve të realizuara në këtë drejtim, kjo duke bashkëpunuar ngushtë dhe me organin e Prokurorisë. Në vijim ai kërkoi përmirësim të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarit përmes komunikimit me etikë dhe duke evidentuar dhe ndjekur çdo kallëzim të bërë prej tyre. Ndërsa lidhur me qarkun e Shkodrës, ai kërkoi në mënyrë të veçantë forcim të masave për t’i dhënë goditjen përfundimtare fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike. Në përfundim Burgaj kërkoi vazhdimin e operacioneve me plane konkrete për forcimin e kontrollit të territorit, si dhe përmirësimin e mëtejshëm të treguesve të performancës së punës së strukturave policore. a.y/NOA

Në foto: Hysni Burgaj

KOMENTE