English

Vrasja e gjyqtarit, Nishani: Po hetohet nga prokurorët më të mirë

Tiranë, 15 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Ministri i brendshëm Bujar Nishani e ka cilësuar akt të një krimi të organizuar vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, një javë më parë në Vlorë. Pas raportimit në komisionin kuvendor të sigurisë për situatën e luftës kundër krimit në vend, Nishani ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë informacion për probleme të mundshme të Konomit me persona të tjerë. Sipas tij, policia po bashkëpunon me prokurorinë por edhe me Shërbimin Informativ Shtëtëror lidhur me informacionet e mundshme. Nishani ka garantuar se hetimet për zbardhjen e ngjarjes po zhvillohen nga prokurorët më të mirë.Gjatë raportimit në komisionin e sigurisë, ministry Nishani ka paraqitur raportin për krimin e organizuar si dhe punën 6 mujore të policisë së shtetit në këtë drejtim. Sipas tij gjatë këtij 6 mujori janë shënuar 76 vrasje ndërsa ka shtuar se është rritur zbulueshmëria për këto krime. Por, kjo deklaratë e ministrit është kundërshtuar nga deputetët e opozitës në komision të cilët e kanë cilësuar raportin vetëm si statistikor dhe të dhënat e paraqitura si jo të sakta. a.q/NOA

KOMENTE