Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e Konomit e paprecedentë, Spahiu: Jeta e 10 gjyqtarëve të tjerë në rrezik
English

Vrasja e Konomit e paprecedentë, Spahiu: Jeta e 10 gjyqtarëve të tjerë në rrezik

Tiranë, 15 shtator 2011, NOA – Një javë nga vrasja mafioze në qendër të Vlorës e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu i bëri thirrje autoriteteve të zbardhin sa më parë këtë akt të rëndë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët. Nënkryetari i KLD-së tha se atentati mafioz është një cënim i rëndë ndaj drejtësisë. Ai deklaroi se shumica e krimeve ndaj drejtësisë kanë mbetur ende pa autor, duke e cilësuar këtë fakt si të paprecedent dhe që duhet ndryshuar urgjentisht. Në vijim të deklaratës së tij në një konferencë për shtyp, Spahiu lajmëroi mbledhjen e radhës të KLD-së nesër të premten, duke thënë se shkak i saj dhe kryefjala do të jetë vrasja e gjyqtarit Konomi në mes të ditës, të premten e shkuar. Nënkryetari i KLD-së tha se janë shtuar rastet e denoncimeve të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve. Ai bëri me dije se në 1 vit e gjysmë janë plot 10 kërkesa nga gjyqtarët që kanë kërkuar mbrojtje ndaj kërcënimeve me jetë për shkak të detyrës. Kemi në mbrojtje aktualisht 15 gjyqtarë, bëri me dije Spahiu. Më tej nënkryetari Spahiu deklaroi se KLD përfundoi tre inspektime gjyqtarësh, dhe sipas tij janë konstatuar shkelje të rënda, duke nënvizuar se janë 285 raste korrupsioni. mit/NOA

KOMENTE