Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës, aksion kundër parkingjeve private
English

Bashkia e Tiranës, aksion kundër parkingjeve private

Tiranë, 16 shtator, NOA – Policia Bashkiake ka nisur sot një aksion për prishjen e një parkingu privat në qendër të Tiranës. Parkingu ndodhet në Parkun Rinia. Sipas inspektorëve të policisë, objekti është ndërtuar pa leje dhe zë një pjesë të konsiderueshme të hapësirën publike. Nga ana tjetër aksioni është kundërshtuar nga drejtuesit e firmës, duke deklaruar se kanë lejet e nevojshme për të ushtruar këtë aktivitet. Gjatë aksioni të policisë ka pasur dhe konflikt verbal mes inspektorëve dhe përfaqësuesve të firmës. Në aksion ka qenë dhe drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Isnpektorët e policisë kanë deklaruar se do të bëjnë padi penale për fyerje ndaj drejtuesve të firmës. Hoxha tha se për mediat; “ne do të vazhdojmë të punojmë me vrull për t’i rikthyer Tiranës çdo hapësirë të gjelbër që kanë uzurpuar këto prona”. Sipas tij prona është zënë në mënyrë ta paligjshme. “Ne po ushtrojmë dhe një kontroll në ndërtesë, ndërkohë që i është dhënë leja për 1 kat, është 2 katësh. Kjo pronë është uzurpuar në mënyrë të paligjshme”, tha Hoxha. a.k/NOA

KOMENTE