Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE mbështet Eulex, në OKB nuk arrihet asnjë marrëveshje
English

BE mbështet Eulex, në OKB nuk arrihet asnjë marrëveshje

Bruksel, 16 shtator 2011, NOA - Zëdhënësja e shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian Maja Kojiçaniç reagon për operacionin që po zhvillohet në veri të Kosovës. “Ka një presence mikse në porta e doganave 1 dhe 31. Operacioni po kryhet nga EULEX, me praninë e oficerëve të Kosovës. Marrëveshja e 2 shtatorit është pjesa që mungonte dhe që jemi përpjekur të arrrinim. Mungesa e doganave në Kosovë, ka lejuar aktivitetet ilegale në Kosovë, ne besojmë se është një hap i rëndësishëm, përpara nga e cila do përfitojnë të gjithe komunitetetet”,- deklaroi Kojiçaniç. “Kemi qënë në konsultimeve me palë të ndryshme për të parë sesi marrëveshja mund të zbatohet në praktikë. Kemi qenë në kontakt me NATO dhe ndërkombëtarët në terren që ky operacion të nisë dhe të zbatohet dhe që të funskinojë mirë. Sic thashë operacioni është në linjë me mandatin e EULEX, qëllimi është i qartë, të shohim shtetin ligjor në Kosovë”,- tha zëdhënësja e Ashton. Ndërkohë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë së OKB është mbyllur pas anjë marrëveshje për veriun. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe mësohet se bisedimet kanë qenë tepër të tensionuara, pra nuk u arrit në një marrëveshje. Duket se tensionet janë shtuar edhe më shumë kur ambasadori rus në OKB, Vitali Churkin, ka tentuar të pengoj ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, të mbaj fjalimin e tij.

Në deklaratën për shtyp ministri i jashtëm serb ka përdoruar tone të ashpra , në veçantindaj EULEX dhe KFOR, që kanë ofruar ndihmën e tyre palës kosovare në vendosjen e doganierëve. Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka deklaruar se OKB nuk do të tolerojë aksionet unilaterale dhe se veprimtaria e EULEX dhe KFOR në ndihmë të Kosovës do të jetë e jashtëligjshme. Sipas Jeremic, EULEX dhe KFOR nuk e kanë mbështetjen e këshillit të sigurisë së OKB. Hoxhaj në deklaratën e tij për shtyp ka thënë se doganierët do të dërgohen dhe nuk do të ndalen para presionit së Serbisë dhe Rusisë. a.q/NOA

KOMENTE