Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liçencat në energji, Berisha: Do të funksionojë “one stop shop”
English

Liçencat në energji, Berisha: Do të funksionojë “one stop shop”

Tiranë, 16 shtator 2011, NOA - Kryeministri Berisha drejtoi sot mbledhjen e Task Forces Rregullatore, e cila mori në shqyrtim sistemin e ri të rregullave procedurale për funksionimin e sportelit unik (one stop shop) për licencat e energjisë (QKE). Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë, QKE do të thjeshtëzojë procedurën për çdo lloj leje, licence apo akti tjetër administrativ që lidhet me licencimin e një projekti energjetik. Kryeministri Berisha tha se "Shqipëria është vend me potencial të madh energjetik dhe QKE do të zhdërvjelltësojë të gjithë praktikën e licencimit në këtë fushë me interes jetik për vendin". Burokracia shqiptare, tha Kryeministri, "ka qenë jashtëzakonisht problematike, por me reformat e ndërmarra është bërë e mundur që barra qeveritare mbi të të disiplinohet, të zvogëlohet e vetëpërmbahet dhe sot, Shqipëria renditet në grupin e 10 vendeve më të mira në botë përsa i përket ndërhyrjes së qeverisë". "Historiku i zhvillimit fakton se sa më e thjeshtë dhe e vetëpërmbajtur të jetë kjo ndërhyrje, aq më shumë zgjerohen hapësirat e lirisë, luftohet korrupsioni dhe lehtësohet zhvillimi ekonomik i vendit. Hapat janë të mëdha e serioze. Renditemi të 9-ët në botë për fillimin e biznesit, renditemi të 9-ët për barrën më të paktë të ndërhyrjes së qeverisë, por sërish ka burokraci, sërish ka probleme që presin përgjigje sa më të shpejtë, ka pengesa që presin të zhduken e thjeshtohen”, u shpreh Berisha. Sipas tij, një nga fushat më të rëndësishme për vendin është fusha e energjisë. "Shqipëria është vend me potencial të madh energjetik. Në potencialin e saj ujor është e faktuar se ajo përfaqëson një Norvegji të vogël në Ballkan. Në potencialin e saj diellor dhe eolik nuk ka vend tjetër që të ketë ditë më me shumë diell dhe të ketë platforma ere natyrale siç ka Shqipëria. Vendi dëshmohet gjithnjë e më i pasur në hidrokarbure. Pozicioni gjeografik, i cili është gjithnjë një faktor shumë i rëndësishëm në procesin e shfrytëzimit të potencialeve dhe zhvillimit të vendit, është i shkëlqyer përsa i përket energjisë”, tha Berisha. Sipas tij, Task Forca, Sekretariati, Ministria ka bërë një punë të studiuar. "Vijmë sot, këtu, për të paraqitur materialin dhe për të marrë viston përfundimtare, në mënyrë që kjo të zbatohet me vendosmërinë më të madhe dhe të thjeshtëzojmë, zhdërvjelltësojmë të gjithë praktikën e licencimit në këtë fushë, në të cilën vendi ka interesa të mëdha jetike. Ne kemi çdo potencial për të qenë një superfuqi e vogël energjetike në rajon”, përfundoi Kryeministri Sali Berisha. a.q/NOA

KOMENTE