English

PDIU: Censusi mbi baza etnike dhe fetare nuk duhet të bëhet

Tiranë, 16 shtator 2011, NOA - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen antikushtetuese të ndërrimit të kombësisë, sipas procedurave të parashikuara në ligjin për gjendjen civile. PDIU, në deklaratën zyrtare bën me dije se, pret zbardhjen e argumentimit të Gjykatës Kushtetuese, për të parë nëse në të është përfshirë edhe përcaktimi i antikushtetueshmërisë të censusit të popullësisë, sikurse PDIU kishte kërkuar publikisht nga Gjykata. PDIU i ribën thirrje qeverisë shqiptare, të heq nga pyetësori pyetjet mbi etninë dhe fenë, edhe pse kjo duhet të kishte ndodhur prej kohësh. Censusi duhet të zhvillohet në ndihmë kombit dhe shtetit shqiptar, pra pa pyetje mbi përkatësinë kombëtare dhe besimin e individëve. Edhe në rast se Komisioni Shtetëror i Censusit, në kundërshtim me vullnetin e popullit, vijon këtë projekt, PDIU do të bëhet garat i amendamenteve të saj të kaluara në Kuvend. a.q/NOA

KOMENTE