Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Kosovës vendoset në pikat kufitare
English

Policia e Kosovës vendoset në pikat kufitare

Prishtinë, 16 shtator, NOA - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve, “Tanjug” se policët dhe doganierët e Kosovës janë tashmë në dy pikat kufitare të Kosovës bashkë me policët e EULEX-it. Rexhepi ka thënë se operacionit i vendosjet së tyre ka filluar pak para orës tetë dhe tani oficerët e Policisë së Kosovë dhe doganierët janë në dy pikat kufitare, 1 dhe 31 bashkë me policë të EULEX-it. Dërgimi i tyre është bërë me një helikopter të KFOR-it nga baza ushtarake e KFOR-it në Leposaviç. EULEX bashkë me Policinë e Kosovë do të kenë rol operues përderisa zyrtarët e EULEX do të luajnë rolin taktik. Rexhepi po ashtu ka thënë se operacioni i vendosjes së tyre është kryer pa ndonjë problem Ndërkaq qytetarët e komunës së Leposaviçit që nga ora tetë e mëngjesit janë mbledhur në një numër të madh afër vijës administrative ku ndodhet kufiri me Jarinjën. Ata janë jashtë telave të KFOR-it për shkak se trupat ushtarake ju kanë bërë me dije se nëse ofrohen më shumë së 100 metra mund edhe të gjuajnë me armë mbi ta. KFOR-it ka mbledhur një arsenal të tërë armësh dhe ka bërë një bazë të madhe ushtarake, shkruan sot Tanjug. “KFOR, stop – përndryshe ju qëllojmë”, shkruajnë në dy gjuhë në këtë. Megjithatë qindra serb janë duke udhëtuar me autobus në drejtim të këtyre dy pikave. Pikat janë në kontroll të plotë të qindra ushtarëve gjerman dhe francez. NOA

KOMENTE
  • toni12:01 - 16 Shtator 2011
    duhet qe te dergohen polic nga secila komun nga 20 perqind dhe kur teket kontroll shum atje te gjdo venbanimi ata dobsohen mbrenda 2 muajve dhe nuk muajn te bejn organizime apo manifestime prandaj duhet e gjith kosova te dergoj polici sa ma shum rreth tyre dhe situata dote qetsohet jam i bindur me mendimin tim