English

Haxhinasto: Të mblidhet tryeza e integrimit

Tiranë, 17 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto, njëherësh Ministër i Jashtëm foli sot për mediat lidhur me Reformën Zgjedhore dhe integrimin e vendit. Në këtë linjë ai tha se, “Duhet të nisë sa më parë puna për Reformën Zgjedhore, si një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që realizon dhe trajton të gjithë rekomandimet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri”. Haxhinasto e ka cilësuar si të një rëndësie të veçantë mbledhjen sa më parë të tryezës së integrimit për tu marrë me planin konkret për integrimin. Sipas tij mesazhet e ardhura së fundmi nga Bashkimi Europian dhe vendet partnere siç u konfirmua edhe nga vizita e ministrave të Jashtëm Grek e Italian theksojnë se reformat janë të domosdoshme për integrimin. a.y/NOA

Në foto: Edmond Haxhinasto

KOMENTE