Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i PS i drejtohet Ina Ramës: Pse nuk më thirre për 21 Janarin ?‏
English

Kreu i PS i drejtohet Ina Ramës: Pse nuk më thirre për "21 Janarin"?‏

Tiranë, 17 shtator 2011, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kërkon publikisht nga Prokuroria e Përgjithshme që t’u shkojë deri në fund hetimeve për ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur në vend duke thirrur edhe atë si organizator. Me anë të një editoriali të publikuar sot, që gjendet te rubrika “OPINION e NOA-s, Edi Rama analizon qëndrimin e Prokurorisë së Përgjithshme përballë atyre që ai i cilëson si skandale dhe shkelje flagrante të ligjit. Duke e akuzuar Prokurorinë se “ka zgjedhur të bëjë politikë me politikën e të shohë punën e vet,”, Rama ndalet në ngjarjen e 21 janarit të këtij viti. Ai thotë se prokuroria duhet të kishte thirrur të gjithë të personat e përfolur për atë që ndodhi në bulevard, duke theksuar se do të ishte gati të shkonte dhe vet në këtë institucion. “Prokuroria jo vetëm s’duhet të qe tutur dhe futur në sirtar bashkë me dosjen përvëluese, po duhet të kishte kërkuar, me mbështetjen e plotë të opinionit publik e të komunitetit ndërkombëtar, që të gjithë të rreshtoheshin pa llafe e as naze tek dera e saj. Që të mos krijohet asnjë ekuivok, tek ky rreshti fus pa merak e hezitim edhe veten time si njëri ndër organizatorët, madje organizatori kryesor i demonstratës së 21 janarit”, shkruan Rama në editorialin e tij të radhës. LEXONI EDITORIALIN E PLOTE TE Z.RAMA

KOMENTE