Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 17 shtator 2011
English

Parashikimi i motit për 17 shtator 2011

Tiranë, 17 shtator, NOA - Sipas MeteoAlb dita e sotme do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin, por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë grumbullim të vranësirave në veri dhe verilindje, duke gjeneruar shira të dobët dhe afat-shkurtër. Pjesa e dyte e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë serish zonat malore me vranësira dhe shira të dobëet. Nëe mbremje dhe gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat të mbeten prezent në të gjithë zonën malore të Shqipërisë. Përsa i përket situatës termike, nuk paraqitet të ketë ndryshime, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale, por në vlerat maksimale do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave. Era do të fryje mesatare në toke dhe në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Jugperendimor, ndërsa në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. Europa Ishujt Britanikë, Europa Verilindore si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore do të ndodhen në kushtet e motit të paqëndrueshëm, pasi vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Shira më të dendur do të bien në Britani dhe Rusi. Po ashtu vranësira dhe shira të dobët do të ketë në një pjesë të Europës Qendrore dhe në Alpe. Në këto zona do të ketë edhe stuhi të forta ere, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të mbetet me kthjellime. Në kushtet e motit të kthjellet do të jetë edhe Rajoni i Mesdheut. Ngjarje ekstreme në Europë: Ishujt Britanik rrezikojnë shira intensive dhe temperatura të ulta. Rusia do të mbetet me shira intesivë dhe stuhi ere ndërsa zona e Alpeve do të mbetet me shira dhe shkarkesa rrufesh. a.k/NOA

KOMENTE