English

Mbërrin vjeshta. Në Tiranë nisin reshjet e shiut

Tiranë, 19 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Nga shtëpia apo zyrat që nga mesdita e sotme mos dilni pa çadra. Pas më shumë se 3 muajsh thatësirë, qielli i kryeqytetit është mbuluar sot nga re të mëdha që paralajmëruan mot me shi. Prej të paktën 20 minutash në Tiranë, kanë nisur reshjet e shiut, ndërkohë që era po jep sinjalet e një stuhie të afërt. Ka mbërritur vjeshta. Të paktën kështu pohojnë meteorologët. Sipas tyre, vç shiut i cili tashmë ka lagur çdo cep të Tiranës, gjatë javës pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave. Meteorologia Lajda Porja, ka pohuar për agjencinë e lajmeve NOA se pritet që temperaturat të bien të paktën me 10 gradë, ndërsa shirat do të shtrihen në thuajse në të gjithë vendin. Momentalisht, në Tiranë, përkeqësimi i motit është shoqëruar me probleme në trafik. Në akset kryesore rrugore vërehet rëndim në qarkullimin e automjeteve, pasi qytetarët kanë rendur drejt makinave për të lëvizur drejt destinacioneve të tyre. Sipas specialistëve të motit, nesër, pjesa me e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga kthjellime dhe vranësirat e herë pas hershme. Në keto kushte do të ndodhet Europa Lindore, Europa Qendrore dhe Europa Jugperëndimore. Ndërsa me vranësira dhe shira të dobët do të mbeten e vendet Nordike dhe Ishujt Britanikë, problematike në keto vende do të jetë rënia e mëtejshem e temperaturave. Gjithashtu, me vranësira dhe shira të dendur do të mbetet Italia dhe Ballkani Qendror. Shirat do të bien me intensitet të larte që në orët e para të mëngjesit dhe do të shoqërohen me stuhi ere dhe shkarkesa rrufesh. Problematike situata do të paraqitet në Mal të Zi, Maqedoni dhe në Greqi, pasi aty shirat do të jenë më teë përqëndruara. a.q/NOA

KOMENTE