Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 20 shtator 2011
English

Parashikimi i motit për 20 shtator 2011

Tiranë, 19 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, masat ajrore të paqëndrueshme do të na shoqërojnë edhe në ditën e nesërme ku vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Zonat jugore dhe juglindore do të marrin sasitë më të konsiderueshme të reshjeve. Edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent pothuajse në të gjithë vendin por në veri dhe veriperëndim të territorit shirat do të jenë me intensitete të larta ndërsa qendra dhe jugu do të dominohet nga vranësira dhe shira me intensitet mesatar. Nata dhe mëngjesi pasardhës do të sjellë dobësim të ndjeshëm të vranësirave dhe reshjeve duke i zhvendosur ato në kufirin Lindor. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat minimale por rënie e ndjeshme parashikohet në vlerat maksimale. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Europa Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme. Në këto kushte do të ndodhet Europa Lindore, Europa Qendrore dhe Europa Jugperëndimore. Ndërsa me vranësira dhe shira të dobët do të mbeten vendet Nordike dhe Ishujt Britanike, problematike në këto vende do të jetë rënia e mëtejshme e temperaturave. Gjithashtu me vranësira dhe shira te dendur do të mbetet Italia dhe Ballkani Qendror, ku shirat do të bien me intensitet të lartë që në orët e para të mëngjesit dhe do të shoqërohen me stuhi ere dhe shkarkesa rrufesh. Problematike situata do të paraqitet në Mal të Zi, Maqedoni dhe në Greqi pasi aty shirat do të jenë më të përqendruara. Ngjarje ekstreme në Europë: - Mali i Zi alarmon shira intensive dhe ere të fortë - Italia alarmon shira dhe shkarkesa rrufesh - Ishujt Britanike rrezikohen për shira dhe shkarkesa rrufesh a.y/NOA

KOMENTE