English

Situatë e qetë në veri të Kosovës, pritet marrëveshje për barrikadat serbe

Mitrovicë, 19 shtator 2011, NOA – E qetë, por nën potencialin e tensionit shfaqet edhe sot situata në veri të Kosovës. Mediat kosovare flasin për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje në Nju Jork sa i përket heqjes së barrikadave të serbëve lokalë në veri të Kosovës. Marrëveshja përflitet se do të nënshkruhet mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Boris Tadiç, të cilët ndodhen në përbërje të delegacioneve përkatës si pjesëmarrës në Sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Madje sipas mediave kosovare kjo është edhe arsyeja pse ndodhet në Nju Jork kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Veriu i Kosovës u tensionua tri ditët e fundit pas zbatimit në 16 shtator, të marrëveshjes mes Brukselit, Kosovës, EULEX-it e KFOR-it për vendosjen e doganierëve e të policisë së Kosovës në dy pikat kufitare në veri të vendit, në Jarinë e Bërnjak. Pas zbatimit të marrëveshjes serbët lokalë në veri të Kosovës zaptuan me barrikada rrugët përdrejt dy vendkalimeve kufitare në veri të Kosovës si dhe qëlluan me armë drejt automjeteve me targa kosovare. Ndërkohë, Policia e Kosovës bën me dije se situata në veri është e qetë, por me tensione. Deri më tani nuk është shënuar ndonjë incident në këtë zonë, e cila mbahet nën kontroll nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i. mit/NOA

KOMENTE
  • Dibran Grulaj11:54 - 19 Shtator 2011
    na kontaktoniiii,do te ju ndihmojme,atdheut,tone,,,,045 611-084
  • Dibran Grulaj11:52 - 19 Shtator 2011
    desha te ju them diqka,nese keni nevoj,per ndihmen,e popullates,jemi ne gjendje,te japim,gjithqka,me lajmroni,ne ket numer,045 611 084.ju falenderoj per mirekuptim,,,na kontaktoni,mos tju vie keqqqqq,pershendetje,,,