English

Vodhën tubat e ujit, pranga 4 personave

Tiranë, 19 shtator 2011, NOA - Katër shtetas, të cilët dyshohen se kanë vjedhur afro 300 metar linear tuba të ujit të pijshëm, kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Vjedhja ka shkaktuar anomali në rrjetin e ujit të pijshëm të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Kanalizimit në Tiranë. Bëhët fjalë për: Kujtim Islam Elezi, 47 vjeç, lindur e banues në Tiranë me profesion shofer; Jorgo Daut Alla, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Selite Mal në Komunën Zallbastar, Evlat Ramiz Alla, 38 vjeç, lindur në Selitë Mal e Komunës Zallbastar, Albert Servet Mocka, 39 vjeç, lindur në Vlorë e banues ne Tiranë, Arrestimi i tyre u krye sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta shtetas gjatë natës kanë shkatërruar rrjetin e ujitjes dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme tubash hekuri, tuba të cilat i kanë prerë me gurë freksibël në rezervuarin e Kotreqit Komuna Zall – Bastar, duke i trasportuar me një kamion vinç. Këto tuba shërbenin për furnizimin e ujit të pijshëm dhe vaditje për të gjitha komunat në Tiranë. Gjithashtu do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Posedim të mallrave dhe sendeve të vjedhura”, shtetasi Bashkim Ibrahim Alla,40 vjeç, lindur e banues në Tiranë. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Benz”, me karoceri e vinç, me targë TR 5469 L si dhe 40 copë tuba të ujit vaditës me gjatësi 8m linear secila dhe gjatësia totale e tyre 300 m linear, të cilat ishin të shkatërruara dhe të vjedhura në fshatin Kutreq Komuna Zallbastar. a.q/NOA

KOMENTE