Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reforma Zgjedhore, Edi Rama takim me aleatët në selinë rozë
English

Reforma Zgjedhore, Edi Rama takim me aleatët në selinë rozë

Tiranë, 20 shtator 2011, NOA – Pas depozitimit në Kuvend të propozimeve për ndryshime në procedurat e funksionimit të Parlamentit, i cili siç shefi i opozitës deklaroi një ditë më parë, do të pasohet me reformimin e thellë institucional, kryesocialisti Edi Rama ka thirrur sot në mesditë mbledhjen e aleatëve të ngushtë të tij. Ky takim vjen në një moment kur kryeparlamentarja Topalli në përgjigje të propozimeve deklaroi se i pranon rekomandimet e opozitës për ndryshimin e rregullores dhe se do t’i marrë në shqyrtim, duke e ftuar ramën të bashkëpunojë për reformat. Takimi i partive të opozitës është lajmëruar të mbahet në orën 12.00 në selinë rozë. Burime nga selia rozë bënë me dije se lajtmotiv i këtij takimi do të jetë reforma zgjedhore. Duke qenë se si OSBE/ODIHR-i dhe ndërkombëtarët kanë bërë apel që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse në diskutimet për të do të përfshihen edhe propozimet e partive të vogla opozitare. Por, ndërsa në takimin e mëparshëm me aleatët, të zhvilluar në një nga restorantet e njohura të Tiranës munguan disa prej mbështetësve të ngushtë të Edi Ramës, si kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, ai i PLD-së Spartak Ngjela e ndonjë tjetër, sot pritet të shihet nëse në këtë takim të rëndësishëm do të marrin pjesë të gjithë aleatët e rreshtuar në opozitë me Edi Ramën. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ripërsëriti një ditë më parë në mbledhjen e grupit kuvendor të PS-së se opozita do të shpallë publikisht vizionin e vet për qasjen ndaj ligjeve që duan 3/5-at e votave të Kuvendit, duke nënvizuar se deputetët opozitarë nuk do të ngrenë kartonin jeshil për arnat që zonja Jozefinë fut në çdo rend dite. Ai theksoi se PS është gati të punojë me palën tjetër për një vizion kombëtar e europian të ndërtimit të shtetit modern shqiptar, por me kushtin që të tërhiqen të gjitha draftet “rromapërtoma” siç i quajti ai të paraqitura në Kuvend për t’i hedhur hi syve Brukselit dhe të hapen disa kantiere për reforma të mëdha, të thella, të integruara në një vizion të përbashkët e bashkëkohor. Njëra nga këto reforma kyç është ajo zgjedhore, e cila sipas PS-së është një nga tri shtyllat mbi të cilat mbështetet realizimi i 12 rekomandimeve për të marrë një opinion pozitiv nga Komisioni Europian në 12 tetor. mit/NOA

KOMENTE