Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ksera: Ndryshimet në ligjin për ndihmën ekonomike, të nevojshme
English

Ksera: Ndryshimet në ligjin për ndihmën ekonomike, të nevojshme

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA – Ministri i punës, Spiro Ksera priti sot Ambasadoren e Republikës së Polonisë, Irena Tatarzyńska. Ministri e njohu ambasadoren me arritjet e Shqipërisë në këtë fushë, arritje të evidentuara edhe nga organizmat ndërkombëtarë si Banka Botërore. Rishikimi së fundi i ligjit për Ndihmën Ekonomike, sipas Ministrit Ksera, kishte për qëllim evidentimin më të mirë të familjeve dhe individëve në nevojë dhe rritjen e mbështetjes për ta. Ministri Ksera dhe Ambasadorja Tatarzyńska vlerësuan si shumë të rëndësishëm ndërmarrjen e hapave konkrete nga Këshilli i Evropës për të çuar në të tjera nivele luftën kundër varfërisë, për ta kthyer atë në axhendë të të gjitha vendeve, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë ekonomike për pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara apo në zhvillim. Ambasadorja Tatarzyńska, me këtë rast, i dorëzoi Ministrit Ksera ftesën e përbashkët të Ministres polake të Punës, Zonjës Jolanta Fedak, dhe Komisarit të Bashkimit Europian për Punësimin, Çështjet Sociale dhe Angazhimin Shoqëror, Zotit Laszlo Andora, për të marrë pjesë në Konventen Vjetore të Platformës Europiane të Luftes Kundër Varfërisë dhe Përjashtimit Shoqëror, e cila do të mbahet në Krakov të Polonisë, në datat 17-18 tetor 2011. a.q/NOA

KOMENTE