English

Prokuroria kërkon masë sigurie për shefin e Policisë Bashkiake Tiranë

Tiranë, 21 Shtator 2011 NOA/ Prokuroria e Rrethit të Tiranës i kërkon zyrtarisht Gjykatës së kryeqytetit që të vendosë masën e sigurisë së pezullimit nga detyra deri në përfundim të hetimeve për një çështje penale të hapur ndaj z.Florenc Hoxha, me detyrë Shef i Policisë Bashkiake Tiranë. Burime zyrtare nga kjo prokurori i konfirmuan agjencisë NOA se kjo kërkesë drejtuar gjykatës së Rrethit Tiranë, erdhi pasi Prokuroria vlerëson se Hoxha mund të pengojë hetimet që ajo po kryen, nëse gjatë periudhës së hetimit gjendet në postin që mban. Prokuroria e Tiranës, i nisi më 8 shtator verifikimet për dyshimet mbi dhunë të ushtruar ndaj dy femrave nga Shefi i Policisë Bashkiake të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha, por edhe të akuzave të vetë Hoxhës. Burime zyrtare nga kjo prokurori i thanë agjencisë NOA se prokurorët e saj kanë nisur verifikimin e kallëzimeve si të dy femrave të dhunuara ashtu edhe i vetë Hoxhës që ka kallëzuar dy femrat Ndërkohë nga ana tjetër në prokurori, Florenc Hoxha ka edhe dy kallëzime penale me dyshimet për ushtrim dhune dhe veprime arbitrare në kohën kur ai ishte në krye të Komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. e.t/NOA 6 shtator 2011 - Hoxha paditi dy inspektoret Dy inspektore të tatim-taksave në Bashkinë e Tiranës të lajmëruara për largimin e tyre nga puna janë kallëzuar penalisht për sulm dhe kërcënim ndaj drejtuesve të kësaj drejtorie në bashki. Ishte Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, i cili kallëzoi sot penalisht dy inspektoret Anila Çobani dhe Etleva Duro, të cilat kundërshtuan me forcë largimin e tyre nga puna. Sipas Policisë Bashkiake dy punonjëset e tatim taksave në bashki kanë sulmuar verbalisht dhe fizikisht si dhe kanë kërcënuar drejtuesit e zyrës së tatim-taksave në bashki. Në kallëzimin penal bëhet me dije se Çobani dhe Duro prej ditësh dhunojnë institucionin e Drejtorisë së Taksave dhe Tatimeve në Bashkinë e Tiranës, duke mos lejuar funksionimin normal të kësaj zyre. Ato kanë fyer dhe kërcënuar brenda zyrave të Tatim-Taksave, duke e bërë punën të pamundur. Kjo situatë bëri që Drejtori i Përgjithshëm i Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës të kërkojë ndihmën e Policisë Bashkiake për të larguar nga mjediset e punës dy punonjëset e lajmëruara më herët për largimin nga detyra. Në krye të detyrës, efektivët e Policisë Bashkiake u përballën me një sulm të ashpër të ish-inspektoreve Anila Çobani dhe Etleva Duro, të cilat madje ushtruan edhe dhunë. Më shumë mbi argumentin:

Këshilltarët e PS kërkojnë shkarkimin e kreut të Policisë Bashkiake

Interpelancë me Berishën për Bashkinë e Tiranës

VIDEO, flasin inspektoret që pretendojnë se u dhunuan:

KOMENTE