Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Reflektim për pastërtinë, korsi biçikletash në të gjithë qytetin
English

Basha: Reflektim për pastërtinë, korsi biçikletash në të gjithë qytetin

Tiranë, 22 shtator 2011, NOA- Me rastin e ditës Botërore pa makina kryebashkiaku Lulzim Basha rrugën për në zyrën e tij e bëri me biçikletë së bashku me punonjësit e administratës së bashkisë. Në respekt të kësaj dite, një pjesë e tyre erdhën në këmbë ose me mjetet e transportit publik. Në fjalën e dhënë për mediat Basha u shpreh se, “Dita pa makina është një rast i mirë për të reflektuar mbi pastërtinë e qytetit por edhe mbi stilin e jetesës së qytetarëve. Sot unë mora biçikletën për në punë, nuk është diçka e re për mua, nuk është diçka e re për qindra e mijëra qytetarë që biçikletën e kanë pasur mjet kryesor lëvizjeje, por sot gjërat janë ndryshe. Biçikletën e kam sjellë por nuk kam ku ta vendos. Ose duhet ta marr brenda në korridoret e Bashkisë, ose duhet ta çoj në një vend të posaçëm i cili nuk ekziston, ndërkohë që shumica prej nesh, sikundër edhe unë biçikletën nuk e kemi më mjetin tonë kryesor të transportit. Arsyet janë të shumta; arsyeja e parë: ku do ta lë, tani që erdha me biçikletë në punë, arsyeja tjetër, natyrisht trafiku shihet si një rrezik për çiklistët, dhe po kështu një rol jo më të pakët luan ndotja dhe perceptimi i ndotjes në kryeqytet”. Sipas tij një mënyrë udhëtimi e tillë është më e shëndetshme dhe lidhur me këtë ai tha se së pari, duhet të sigurohen stacione biçikletash në të gjithë qytetin dhe Bashkia do të nisë menjëherë nga puna për ta bërë këtë realitet me financimet e veta dhe në partneritet me sektorin privat. Ndërkaq Basha shtoi se, do të dedikohet korsi biçikletash në të gjithë qytetin, duke thënë se në të gjithë qytetin e Tiranës do të shënohen mbi 22 km korsi e dedikuar për biçikletat. Sipas tij, qyteti do të jetë më i pastër dhe për këtë, një nga faktorët kryesorë pas ndotjes është trafiku kuturu, amullia e mjeteve private të cilat përdoren vend e pa vend, për të t’u dhënë qytetarëve komoditetin të lëvizin në qytet ashtu siç duhet të lëvizin pa asnjë vështirësi dhe pa u detyruar të marrin makinën në çdo rast. “Ne do të investojmë fuqimisht në transportin publik, ndaj brenda shtatorit do të përfundojnë termat e referencës për të përfunduar projektimin e një prej linjave të tramit në Tiranë, dhe po kështu, do të investojmë për një qytet më të gjelbër dhe me më pak ndotje që flokët e çiklistëve të mos ndoten më shumë se flokët e motorristeve. Këto janë disa nga hapat që ne do të ndërmarrim dhe jam i vendosur për këtë axhendë, sepse të jetosh në një qytet më pak të ndotur e me më pak makina, e më shumë biçikleta, nuk do të thotë të jetosh në një qytet më të pastër, por do të thotë të jetosh edhe në një qytet më të shëndetshëm”, deklaroi Basha. Ndërkaq nismës së tij iu bashkua edhe nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti, i cili u shpreh se, “Biçikleta është një mjet i shëndetshëm dhe ne do të bëjmë ç'është e mundur që ta promovojmë dhe më shumë në të ardhmen këtë lloj transporti. I bëj një apel qytetarëve që të ndjekin këtë shembull dhe ta shndërrojmë këtë ditë, jo thjesht në një ditë simbol, por një mënyrë jetese, e lëvizjeje, për të kontribuar sa të jetë e mundur në mbrojtjen e mjedisit, për një jetë sa më të shëndetshme, dhe në uljen e stresit urban". a.y/NOA

Në foton kryesore: Kryebashkiaku Basha duke ardhur në punë me biçikletë

Në foton e dytë: Nënkryetari i bashkisë, Edmond Panariti

KOMENTE