Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata rrëzon Prokurorinë, Florenc Hoxha mbetet në detyrë
English

Gjykata rrëzon Prokurorinë, Florenc Hoxha mbetet në detyrë

Tiranë, 22 Shtator 2011 NOA Update – Gjykata e Rrethit Tiranë, vendosi të hedhë poshtë kërkesën e Prokurorisë së Rrethit, për masë sigurie ndaj z.Florenc Hoxha, me detyrë Shef i Policisë Bashkiake Tiranë. Në këtë seancë që vazhdoi rreth një orë e gjysmë pati debate të forta mes palëve lidhur me atë nëse z.Hoxha duhet të pezullohej nga detyra apo të vazhdonte ta ushtronte atë. Në fund të seancës, vendimin e dha gjyqtarja e çështjes, Rrezarta Vigani. Ajo tha se hidhte poshtë kërkesën e bërë nga prokurori Albert Demirneli, për të caktuar një masë sigurie të pezullimit nga detyra për z.Hoxha. Gjyqtarja tha se prokuroria nuk kishte paraqitur elementë të mjaftueshëm që të argumentonin se z.Hoxha mund të pengojë hetimet që po kryhen, nëse gjatë periudhës së hetimit gjendet në postin që mban. në përfundim të seancës gjyqtarja Vigani shpalli rrëzimin e kërkesës që të vendosej masa e sigurisë së pezullimit nga detyra deri në përfundim të hetimeve për z.Florenc Hoxha, duke pranuar kështu kërkesën e bërë nga avokati mbrojtës i z.Hoxha, Plator Bylykbashi. Kërkesa drejtuar gjykatës së Rrethit Tiranë, erdhi pasi Prokuroria e Tiranës, nisi më 8 shtator verifikimet për dyshimet mbi dhunë të ushtruar ndaj dy femrave nga Shefi i Policisë Bashkiake të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha, por edhe të akuzave të vetë Hoxhës. Nga kjo prokurori bëhet e ditur se prokurorët e saj kanë nisur verifikimin e kallëzimeve si të dy femrave të dhunuara ashtu edhe i vetë Hoxhës që ka kallëzuar dy inspektoret Anila Çobani dhe Etleva Duro, të cilat sipas Bashkisë Tiranë, kundërshtuan me forcë largimin e tyre nga puna. Pas daljes nga gjykata, z.Hoxha foli për mediat. Ai tha se drejtësia dha vendimin e saj duke e lënë në detyrë. e.t/NOA

KOMENTE