Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goditet grupi kriminal i grabitjeve me thyerje
English

Goditet grupi kriminal i grabitjeve me thyerje

Tiranë, 22 shtator 2011, NOA – Një grup kriminal që kryente vjedhje me thyerje në kryeqytet dhe në Lezhë është goditur nga blutë e Tiranës duke dokumentuar 26 grabitje me thyerje nëpër zona të ndryshme të Tiranës dhe në Lezhë. Operacioni policor i koduar me emrin “KRIK” ka hedhur në prangat e policisë së kryeqytetit dy adoleshentë, 16-vjeçarin Juljan A., lindur në Librazhd dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje dhe 17-vjeçarin Enkli L., lindur dhe banues në Lezhë. Hetimi policor arriti në konkluzionin se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë kryer në kohë 26 vjedhje me thyerje të realizuara në Tiranë dhe Lezhë. Në qytetin e Tiranës aktualisht janë dokumentuar këto vjedhje: Më datë 26 Mars 2011, në Rrugën “Mikel Maruli” Tiranë, kanë vjedhur me thyerje lokalin Bet 07, në pronësi të shtetasit R.Kalemaj, ku janë marrë një sërë sendesh elektroshtëpiake. Më datë 18 Mars 2011, në Rrugën “Idriz Dollaku” Tiranë, kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të një shtetasi, ku janë marrë tre televizorë të markës LG, si dhe një sasi prej 4000 lekësh. Më datë 06 Prill 2011, në Rrugën “Joaklin Persi” Tiranë, kanë vjedhur lokalin në pronësi të një shtetasi një sërë sendesh elektroshtëpiake. Më datë 17 Maj 2011, në Rrugën “Shemsije Haka” Tiranë, kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.D, ku janë marrë tre televizorë plazma dhe 25.000 lekë. Më datë 15 Korrik 2011, në rrugën e Durrësit, kanë vjedhur me thyerje një lokal, në të cilën kanë vjedhur mallra dhe një sasi parash. Më datë 17 Korrik 2011 në Bulevardin “Barjam Curri” Tiranë, kanë vjedhur me thyerje pikën Euro-Lloto në pronësi të shtetasit A.B. Më datë 22 Korrik 2011, në rrugën “Milto Tutulani” Tiranë, kanë vjedhur me thyerje zyrën, në pronësi të shtetasit A.Q. Më datë 30 Korrik 2011, në rrugën “Ylbere Bylykbashi” Tiranë, kanë vjedhur me thyerje farmacinë në pronësi të një shtetaseje. Më datë 31 Korrik 2011, në rrugën “Frederik Shiroka” Tiranë, kanë vjedhur me thyerje, zyrën në pronësi të shtetasit Hysen Çibuku, ku jane vjedhur disa kompiutera. Më datë 01 Gusht 2011, në rrugën “Irfan Tomini” Tiranë, kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të një shtetasi. Më datë 21 Gusht 2011, ne Rrugen e Durresit, kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit P.B. Më datë 08 Gusht 2011, në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, kanë vjedhur me thyerje zyrën e avokatisë në pronësi të shtetases L.K. Më datë 09 Shtator 2011, ne bulevardin “Bajram Curri” Tiranë, kanë vjedhur me thyerje mobilerinë në pronësi të shtetasit R.B. Më datë 18 Shtator 2011, ne rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, kanë vjedhur me thyerje një dyqan në pronësi të shtetases S.D, Më datë 20 Shtator 2011, në rrugën “Frederik Shiroka” Tiranë, kanë vjedhur me thyerje zyrën në pronësi të shtetasit T.A, ku janë marrë dy kompjutera Lap-Top. Më datë 21 Shtator 2011, pranë lulishtes 1-maji Tiranë, janë kapur në flagrancë nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, duke tentuar te vjedhin pikën Euro-Loto në pronësi të shtetasit Ylli Shehu. Gjithashtu, nga hetimet e deritanishme është bërë dokumentimi dhe zbardhja e 10 vjedhjeve të tjera të kryera në Lezhë nga këta autorë, si vijon: Më datë 08 Korrik 2011, në lagjen “Beslidhja” Lezhë, kanë vjedhur me thyerje Minimarket “Paluca”, në pronësi të një shtetaseje. Më datë 02 Gusht 2011, në lagjen “Beslidhja” Lezhë, kanë vjedhur me thyerje një dyqan si dhe Optikën “Serena”. Më datë 03 Gusht 2011, në lagjen “Skenderbeg” Lezhë kanë vjedhur me thyerje një Klinikë Dentare. Më datë 05 Gusht 2011, në lagjen “Skenderbeg” Lezhë, kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit E.H ku jane vjedhur shuma e parave prej 140.000 lekësh. Më datë 06 Gusht 2011, ne lagjen “Beslidhja” Lezhë, kanë vjedhur me thyerje një dyqan ushqimor. Më datë 19 Gusht 2011, në lagjen “Skenderbeg” Lezhë, kanë vjedhur me thyerje lokalin bar-kafe Shoqeria e Gjuetarve ku jane vjedhur rreth 150.000 leke te reja. Më datë 24 Gusht 2011, në lagjen “Varosh” të qytetit Lezhës, kanë tentuar të vjedhin Klinikën “Primo Scaner”. Më datë 09 Shtator 2011, në afërsi të portit detar në Shengjin, kanë vjedhur me thyerje një dyqan ushqimor. Më datë 12 Shtator 2011, në lagjen “Besëlidhja » Lezhë, kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit F.S. Më datë 17 Shator 2011, në lagjen “Skenderbeg” Lezhë, kanë vjedhur me thyerje dyqanin “Minimarket” ku jane marre nje arme gjuetie si dhe shuma e parave prej 5000 lekësh. Në cilësinë e provës materiale gjatë kapjes në flagrancë këtyre autorëve iu gjetën dhe u sekuestruan: Një kaçavidë (e përgatitur për thyerjen e dritareve) Një krik makine ( që shërben për hapjen e hekurave) mit/NOA

KOMENTE