Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Decentralizimi si rritje përgjegjësie
English

Decentralizimi si rritje përgjegjësie

Nga Rexhep Meidani “Kthimi” i përgjegjësisë Vite më parë kam ndjekur në radio një pjesë teatrale me titull: “Kthimi i përgjegjësisë”. Ishte historia e një rreshteri që kishte humbur në një betejë të gjithë ushtarët e skuadrës së tij. E përjetuar prej tij me mjaft përgjegjësi e dhimbje, kjo humbje njerëzore u bë një makth i vërtetë netësh pa gjumë. Fizikisht e moralisht i shkatërruar ai shkoi te gjenerali për t’i kthyer përgjegjësinë e shokëve të skuadrës, për t’i përfshirë edhe ata në listën e disa mijëra ushtarëve të vrarë të divizionit… Nuk e di pse m’u kujtua kjo ngjarje gjatë deklarimit të dorëheqjes së kryetarit të PS-së së Tiranës, e motivuar kjo si përgjegjësi vetjake ndaj mbrojtjes së votës në procesin zgjedhor në kryeqytet, ndërkohë që nuk kemi dëgjuar ndonjë deklarim përgjegjësie nga drejtuesi socialist i fushatës së zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm e thjesht për “teprimin” e tij të kandidimit, por dhe mbrojtjen e votës, sasinë e saj në kuadër të koalicionit etj…

Liria dhe “miti” i disiplinës

Dihet se një parti politike është një bashkim njerëzish me qëndrime, orientime e botëkuptime të njëjta ose të përafërta për të realizuar synime të caktuara. Në një shikim pragmatik, ajo përfaqëson atë grup njerëzish që organizohen e bashkohen në mënyrë të lirë, bazuar në një program e parime për kontrollin e qeverisjes, për realizimin e politikave publike të caktuara, në shërbim të elektoratit e qytetarëve. Për më tepër që përfaqësimi politik i popullit është kriter bazë i një partie politike, që e dallon atë prej grupimeve të tjera jopolitike si, p.sh., iniciativave qytetare, OJQ-ve etj. Por, ndryshe nga ky përafrim i drejtë, vitet e fundit, në drejtimin e PS-së, është adoptuar një konceptim i paqartë politik-partiak shumë më afër një iniciative sesa një partie politike moderne. Nga ana tjetër, duke imituar PD-në, edhe në PS, vitet e fundit, është goditur seriozisht liria e vendimmarrjes partiake, parimi i kolegjialitetit dhe ai i kohezionit apo i solidaritetit në shumëllojshmëri. Për këtë ka shërbyer edhe fuqizimi tej mase i rolit të kryetarit të partisë ndaj strukturave kolegjiale të saj. Pra, në ngjashmëri me PD-në, me tkurrje po rezulton në PS hapësira e lirisë në funksionimin e saj. Po ashtu, edhe pse në pluralizëm qëllimi i një partie (një grupi partish në koalicion) është fitimi i shumicës parlamentare dhe i ndikimit mbizotërues politik, d.m.th. dhe realizimi i qeverisjes, liria e organizimit përkatës e bën shumë më elastik, shumë më të përkulshëm konceptin e disiplinës partiake sot, ndryshe nga “miti” i saj i dikurshëm në një sistem politik njëpartiak, ku partia dhe shteti shkriheshin në strukturën dhe “hiperstrukturën” diktatoriale të partisë-shtet. “Çudia” e radhës është se në PS sot, gjoja në emër të disiplinës, janë duke u emetuar zëra për përjashtime nga partia të disa drejtuesve të saj. Madje, nga persona që nuk kanë pasur kontribut të mëparshëm në këtë parti apo që janë marrë me bizneset e fitimet e tyre në periudhat nga më të vështirat, që ka kaluar kjo parti!… Dihet se zhvillimet demokratike në jetën partiake pasqyrohen drejtpërsëdrejti në demokratizimin e qeverisjes. Në këtë kuptim, edhe thelbi i sistemit partiak, liria e demokracia të aplikuara brenda partive politike, reflektojnë përmbajtjen e vetë nivelit demokratik të qeverisjes. Kjo është shfaqur e vazhdon të shfaqet qartë edhe në kushtet tona. Veçse, në Shqipëri, strukturat politike-partiake, krahas vonesës historike, mbartin edhe zigzaget e kalimit nga konceptimi fillestar liberal-demokratik, tek ai autokratik-monarkik dhe më tej tek ai totalitarist-komunist. Kurse, në fillimet e tranzicionit, 20 vjet më parë, partitë, me gjithë defektet serioze, u bënë strukturat politike bazë të mekanizmit të drejtimit e kontrollit të qeverisjes (qendrore e vendore) nëpërmjet përfaqësimit si delegim vullneti e vote populli. Pikërisht, pamja aktuale e sistemit partiak dhe liria e cunguar brenda partive politike reflekton sot nivelin shqiptar të demokracisë në qeverisje e shoqëri. Madje, duke ekspozuar qartësisht lidhjen apo trinomin shoqëri-parti-qeverisje. Për më tepër, vetë partitë, në lidhje me qeverisjen, kryejnë një rol të ngjashëm me atë të enëve komunikuese. Po ashtu, duke analizuar kushtet shqiptare, mund të veçohen ndërthurje tipologjish partiake, si: a) Tipi pragmatik (populist), që nënkupton një orientim masiv, më shumë populizëm se lidhje ideologjike; më tepër përqendrim tek suksesi politik sesa tek mbështetja për një ideologji politike. Veçse, niveli më i qartë populist u konstatua fillimisht tek PD-ja, por nuk mbetet prapa, në pikëpamje pragmatike, dhe PS-ja e sotme. b) Tipi ideologjik që sintetizon një varg parimesh ideologjike si në rastin e PPSH-së. (Parime të tilla kanë qenë mjaft evidente e të pranishme në partitë politike shqiptare të viteve të para të tranzicionit, por të kamufluara nuk mungojnë edhe sot). c) Partitë me interesa speciale ku organizimi realizohet rreth një interesi apo çështje të veçantë. E tillë mund të konsiderohet Partia e Gjelbër, apo, deri diku, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), etj. Sidoqoftë, paraqitja e sotme e përqindjes më të madhe të votuesve me “kostumin” pa parti të konsumatorit, imponon një konceptim të ri më bashkëkohor mbi lirinë dhe disiplinën, një hapje të mëtejshme të partive politike. Kjo duhet kuptuar! Sepse, me gjithë recidivet e pranishme, partitë politike në botën e sotme, gjithnjë e më shumë, po i largohen “disiplinës së hekurt”, ndërkohë që dhe organizimi i tyre i dikurshëm po bëhet gjithnjë e më i zbehtë, duke iu adoptuar më mirë strukturave zgjedhore. Ato si parti elektorale, po organizohen sipas njësive zgjedhore (qendrore e vendore) në një proces partiak decentralizimi në linja të ngjashme me atë të organizimit të vetë pushtetit vendor. Po aq të domosdoshme janë dhe organizimet kombëtare në kushte emigracioni.

Detyrimi” kolektiv dhe reagimi individual

Në binomin liri-disiplinë, një çështje e rëndësishme është ajo e përgjegjësisë kolektive e individuale brenda partisë që ka shumicën parlamentare dhe asaj që luan rolin e “fuqisë çelës”. Kjo vlen po aq fuqishëm edhe për opozitën! Për më tepër, në shumë raste kjo çështje merr përmasa serioze etike, sidomos me shitblerjet për interesa individuale. Ashtu siç është tërësisht jo etik ai pozicion parlamentar (kolektiv e individual) krejt i kundërt me atë të premtimeve të fushatës dhe votës së kërkuar! Por, nga ana tjetër, është e pakuptimtë të pretendohet që një shumicë parlamentare qeverisëse (ose pjesa çelës e saj) apo qoftë dhe vetëm disa deputetë të tyre t’u binden me symbyllur interesave, absurditeteve, udhëzimeve e politikave konkrete të lidershipit partiak. Pse jo, dhe atyre qeveritare, kur këto të fundit nuk u përgjigjen problematikës e interesave qytetare e kombëtare (si në rastin e marrëveshjes për ujërat detare, regjistrimit etnik me vetëdeklarim etj.!). E thënë ndryshe, kartonët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe jo të ngritur pa bindje, aq më keq për interesa personale, si përulje e servilizëm ndaj kryetarit të partisë (pozitë e opozitë) apo Kryeministrit. Aq më tepër që deputetët, si të gjithë zyrtarët politikë, si detyrime kushtetuese- ligjore kanë vetëm ato që i shërbejnë interesit publik.Në votimin e një politike (ligji, VKM-je, marrëveshjeje bilaterale e ndërkombëtare etj.) parimi bazë është mbështetja e atij kursi veprimesh, që ka arsye të shumëfishta për t’u mbështetur. Në shumë raste, kjo është e vërtetë për vendimmarrjet ose votimet politike, por nuk mohohen rastet që të ndodhë e kundërta. Qoftë ky një votim individual apo kolektiv! Në një kuptim më të veçantë, ka rëndësi që individët e partitë e tyre të mos ndjekin symbyllazi, të mos mbështesin orientime e kushtëzime të pakuptimta të drejtuesve të tyre, aq më pak ligje e veprime arbitrare me pasoja shkatërrimtare politike dhe ekonomike (si në parlamentin e para zgjedhjeve të parakohshme të qershorit 1997), por të bazohen tek argumenti, pesha specifike e fakteve, tek nevojat qytetare; për më tepër, të konsiderojnë me qetësi e drejtësi vlerat e përbashkëta, larg interesit personal, në përputhje me ndërgjegjen e moralin personal. Krahas qeverisjes qendrore, një gjë e tillë bëhet akoma më e mprehtë në nivelin vendor apo shërbimin publik, ku nuk i shërbehet një shumice partiake, por qytetarëve, mirëqenies e interesit publik, objektivave të zhvillimit të njësisë dhe komunitetit të lidhur me të. Një përgjegjësi qytetare e tillë do të kishte shmangur mjaft situata kritike, tragjike e kriminale si ajo e Gërdecit, por dhe raste të tjera si, p.sh. vrasjet në protestën e 21 janarit, mbyllja naive e syve (mos më shumë!) në përcaktimin e kufijve detarë, regjistrimi i me vetëdeklarim i etnisë etj. Një mungesë përgjegjësie është dhe ajo kur “premtohet hëna në procese zgjedhore”, deri gara me superpremtime e vetë kandidatëve!…

Decentralizimi si rritje përgjegjësie

Në fillimet e tranzicionit, një nga frymëzimet e politikës ishte zhvendosja e fuqisë nga një grusht njerëzish tek qytetarët, votuesit e institucionet e zgjedhura prej tyre. Veçse, me kalimin e viteve, politika shqiptare, në vend të arritjes së këtij objektivi, pavarësisht ligjeve të miratuara, po e ruan centralizimin e fuqisë në qeverisje, deri në kultivimin e mitit të një pushteti absolut të një shumice politike dhe liderit të saj. Problemi bëhet akoma më shqetësues në kushte korruptimi politik e ekonomik të shumicës parlamentare!… Por, pse vazhdon të ndodhë diçka e tillë?! Mos është ky vetëm faji i politikës dhe i paaftësisë së saj? Jo tamam, sepse gjithmonë ekziston një lidhje e fuqishme midis vendit ku merren vendimet dhe ku ato zbatohen. Dhe, pa dyshim, zbatimi ka të bëjë me qytetarin. Për më tepër, nëse gjithçka nis nga koka (qendra), nuk është fare çudi që ky aksion të dështojë apo të deformohet poshtë, në çdo nivel vendor, aq më tepër gjatë zhvendosjes drejt periferisë. Në këtë mënyrë, ky lloj procesi nga sipër poshtë nuk e ushqen apo ngjall bindjen e frymëzimin qytetar. Për më tepër, kur njerëzit dallojnë një hendek të thellë midis asaj që deklarohet e premtohet dhe asaj që realizohet, atëherë kjo provokon një demoralizim të plotë në angazhimet e tyre demokratike (përfshirë dhe pjesëmarrjen në procese zgjedhore). Në këtë kuptim, një problem në vetvete është fuqizimi i pjesëmarrjes qytetare, nëpërmjet decentralizimit dhe rritjes së autonomisë së qeverisjes vendore. Nuk është fjala për atë që thuhet e shkruhet, por për atë që bëhet! Për më tepër, partitë politike duhet të jenë pjesë e këtij “ushqimi”. Kjo bëhet akoma më urgjente për çështje që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njerëzve. Pra, kërkohet rritja e pjesëmarrjes qytetare, si rrugë e rritjes së përgjegjësisë individuale. Por, jo për të lënë gjithçka në prag të zgjedhjeve! Manovrimi me gjoja “armën” e zgjidhjes së pakënaqësive vetëm gjatë proceseve zgjedhore apo premtimi i të pamundshmes si në zgjedhjet e fundit në Tiranë, veçse e godet energjinë, gatishmërinë e kurajën e qytetarëve, shpresën e besimin e tyre. Prandaj, tepër nxitëse janë organizimet e referendumeve për çështje të veçanta. Vetëm kështu mund t’u jepet përgjegjësi e fuqi reale qytetarëve. Por, si shpjegohet që veç 3 referendumeve: referendumit për formën e qeverisjes (paralelisht me zgjedhjet e qershorit 1997), apo 2 referendumeve për miratimin e kushtetutës (tentativës në vitin 1994 apo fitores më 22 nëntor 1998), politika shqiptare ka frikë nga “teknologjia” e referendumeve, që e fuqizon pjesëmarrjen qytetare në qeverisje? A nuk është kjo një dobësi serioze e demokracisë hibride shqiptare!…Bile, nisur nga frymëzimet popullore të 90-të, jemi të vonuar në reagimin e kundërvënien ndaj çdo prirje autokratike në shtet e parti. Gjithashtu, kërkohet një thellim i këtij procesi demokratik e emancipues në rrafshin institucional e politik, ekonomik e social, e jo ecje në drejtim të kundërt!… Krahas delegimit fuqisë te këshillat vendorë, një çështje tjetër është dhe rritja e përgjegjësisë së tyre përtej politikave partizane të grupeve kryesore, angazhimi i komisioneve qytetare etj., deri realizimi i vendimmarrjeve të përbashkëta jashtë kornizave e kufizimeve të imponuara nga pushteti qendror. Por jo të arrihet deri aty sa të bllokohet buxheti në kurriz të qytetarit-votues si, p.sh., në Durrës! Fronti tjetër lidhet me ristrukturimin e fuqisë politike në bashki e komuna, me synim balancimin më të drejtë të fuqisë e përgjegjësisë. Sepse, kur njerëzit e kuptojnë që prej veprimeve të tyre mund të arrihen ndryshime të dobishme për vete e komunitetin, motivimi e angazhimi i tyre mund të bëhet shumë më i madh. Pse jo, dhe duke prekur krenarinë qytetare, devocionin ndaj bashkësisë së tyre, po pa “lokalizëm” absurd në zbatimin e piramidës së fuqisë. Vetëm kështu mund të rindërtohet besimi tashmë i zbehur mbi sistemin tonë politik.

Rritja e përgjegjësisë qytetare

Zvogëlimi në numër e kompetenca i burokracisë shtetërore nënkupton rritje të përgjegjësive individuale e qytetare. Vetë njerëzit, nëpërmjet pjesëmarrjes, mund të arrijnë të kryejnë punë pozitive për komunitetin, pse jo dhe të realizojnë vendimmarrje të dobishme. Por, jo vetëm aq: fuqizimi i përgjegjësisë individuale është dhe fuqizim i veprimit kolektiv-shoqëror. Ndërsa, përkundrazi, thyerja e besimit në gjirin e shoqërisë është pasqyrim i apatisë, indiferencës qytetare apo i vetë goditjes së përgjegjësisë individuale. Ndërkohë që kjo përgjegjësi individuale është bazë për një shoqëri morale e etike, njëfarë balancimi ndaj trysnive të ndryshme që ushtrohen mbi vetë qytetarin (si kufizime e rregullime të ndryshme, kontrata, kontrolle burokratike etj.), që e bëjnë zërin e tij të papërfillshëm dhe përgjegjësinë gati “robotike”, jo të brendshme. Kurse ajo që kërkohet është e kundërta. Pra, u duhet “deleguar” më shumë përgjegjësi qytetarëve, deri duke rindërtuar përgjegjësinë individuale. Sepse, në thelbin e saj, ajo është forma “atomike” e rishpërndarjes së fuqisë. Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në mjaft vende, fuqia politike është e shpërndarë jo në mënyrën e duhur, është tepër e centralizuar me vendimmarrje të përqendruar në pak duar ose, më keq, në një dorë të vetme. Abuzimi i saj në kushte të tilla është fare i lehtë. Ishte ky akumulim ekstrem, pra dhe abuzim fuqie që e rrëzoi shtetin gjatë krizës së piramidave në vitet 1996-‘97. Ndërkohë që, në pasqyrim të këtij gabimi fatal fuqie, duhet të ndodhte e kundërta – rritja e fuqisë qytetare. Për fat të keq, edhe sot, në kushte të tjera, kjo fuqi qytetare, jashtë elitës politike e burokratike, është tepër e dobët. Bile, qytetarët akoma nuk kanë zë, nuk mund të ushtrojnë kontroll e përgjegjësi individuale, me përjashtim të votës së tyre në proceset zgjedhore. Së fundi, pavarësisht pretendimit e prirjes politike për lider të fortë (të ushqyer nga uria personale për mbipushtet!), reagimi kryesor qytetar duhet të fokusohet mbi shpërndarjen e fuqisë politike ndërmjet proceseve zgjedhore tek institucionet civile e individët. Madje, siç pohon Kryeministri britanik, Kameron, të arrihet deri aty që kur për shkurtim shpenzimesh mbyllet një zyrë publike (p.sh. një zyrë postare, një shkollë etj.), atëherë vetë komunitetet marrin të drejtën për administrimin vullnetar, deri dhe mbështetje financiare. Dhe, për të arritur në këtë angazhim qytetar, duhen bërë disa rregullime serioze. Mbi të gjitha, në planin ekonomik, pa prekur parimet bazë të ekonomisë së tregut, përfshirë dhe atë të dallimeve pasurore të një shoqërie të lirë, të gjenden rrugë për reduktimin e tyre, për të mos lejuar erozionin moral e etik, të provokuar nga një zhbalancim i tejskajshëm në shpërndarjen e pasurisë. Në këtë kuptim, edhe uljet e shpenzimeve buxhetore nuk duhet të prekë më të varfrit, skemat e asistencës, reformën shkollore, strehimin, përkujdesjen shëndetësore, etj. Po aq i rëndësishëm është kontributi për kulturën dhe hapësirën publike, që të mos lejohet komercialiteti të pushtojë çdo aspekt të jetës sonë! Dhe për këtë, në radhë të parë, kërkohet ngritja, ushqimi i përgjegjësisë qytetare, vetë ideja dhe ideali i përgjegjësisë.

KOMENTE