Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thyhet sateliti 6 ton i NASA-s, bie në Tokë
English

Thyhet sateliti 6 ton i NASA-s, bie në Tokë

Florida, 24 shtator 2011, NOA- Një satelit shkencor 6 tonësh i NASA-s, u shpua në atmosferë mbi Oqeanin Paqësor dhe ra poshtë në Tokë. Agjencia amerikane e hapësirës e njoftoi këtë fakt ditën e shtunë, duke shtuar se nuk ka dijeni ende se ku ndodhet ajo. NASA shtoi se ajo është çmontuar, pasi mori një kurs të paparashikueshëm duke rënë në pjesën e sipërme të atmosferës, duke rënë në tokë mes orës 11.23 të së premtes sipas orës në SHBA dhe në 1.09 të së shtunës sipas orës evropiane. Lidhur me satelitin 20 vjeçar NASA theksoi se nuk dihet ende saktësisht koha dhe vendi kthimit të tij. Ndërkaq në Twitter pati raportime për mbeturina mbi Okotoks, një qytet në jug të Calagry, të cilat ka gjasa të jenë mbetjet më të shumta satelitore. Rreth 35 metra e gjatë dhe me diametër 15 metër, anija UARS ishte ndër anijet më të mëdha me peshë e cila lëvizte nëpër atmosferë dhe pse një tjetër anije 75 ton Skylab, u përplas me tokën në vitin 1979. Aktualisht NASA ka planifikuar kontrollin për ri-hyrjen e anijes së madhe, por kjo nuk u bë kur UARS u projektua. Një satelit 5897 kilogramë u dërgua në orbitë së bashku me një ekip në vitin 1991 për të studiuar ozonin dhe kimikatet e tjera në atmosferën e Tokës. Ajo përfundoi misionin e saj në vitin 2005 pasi kishte pësuar gradualisht humbjen në lartësi dhe që nga ai moment u tërhoq nga graviteti i tokës. Ndërkaq shumica e anijeve hapësinore janë djegur dhe janë rrëzuar gjatë kalimit nëpër atmosferë, por rreth 26 copë kushtonin 1.100 paund, mund tu kenë mbijetuar djegieve. Fusha e mbeturinave të UARS përfshin rreth 500 milje, por nuk dihet saktësisht se ku ka zbritur apo përfunduar anija UARS. Sipas NASA-s, shumica e planetit është e mbuluar me ujë dhe me shkretëtira të pabanuara dhe toka të tjera që shoqërojnë rrugën e fluturimit të anijeve, gjë që e bën mundësinë e goditjes së mbeturinave mbi njerëzit 1 në 3, duke shtuar se rreziku për sigurinë publike është i largët. Satelitët fluturojnë në shumicën e planetit, duke udhëtuar ne 57 gradë në veri dhe 57 gradë në jug të ekuatorit. UARS ishte një nga 20.000 copët e objekteve satelitore që vërtiteshin rreth Tokës. Raportohet se një objekt në madhësinë e UARS bie në tokë një herë në vit. a.y/NOA

Në foto: Sateliti UARS

KOMENTE