English

Bashkia u rikthen qytetareve 1000 m² te Parku Rinia

Tiranë, 25 shtator 2011, NOA- Parku Rinia ka arritur të fitojë edhe 1000 metër katrorë tokë falë një aksioni të Bashkisë së Tiranës, për të çliruar hapësirat e betonizuara dhe për t’ua kthyer atë qytetarëve. Bashkia e kryeqytetit ka ndërhyrë në parkingjet e kompleksit “Tajvan” dhe e ka rikthyer at në një hapësirë të gjelbër, ku dhe janë mbjellë mbi 50 drurë dhe shkurre duke rritur kështu hapësirën e gjelbër në këtë park. Ndërkaq Bashkia ka sensibilizuar të gjithë ata të cilët kanë zënë hapësirat publike duke i betonizuar ato, për qëllime të tyre, t’i lirojnë, pasi do të kthehen sërish në hapësira të gjelbra për qytetarët e Tiranës. Ndërkaq sot zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha u bëri thirrje pronarëve të bareve të zhbllokojnë trotuaret pranë lokaleve të tyre nga tavolinat e vendosura në mënyrë të paligjshme, të cilat bllokojnë kalimin normal të qytetarëve dhe këmbësorëve, duke theksuar si afat datën 1 tetor. a.y/NOA

KOMENTE