Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hyjnë në Serbi kamionët e parë të Kosovës
English

Hyjnë në Serbi kamionët e parë të Kosovës

Mitrovicë, 25 shtator 2011, NOA – Nëntë ditë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes për vulat doganore e nënshkruar në Bruksel, janë zhdoganuar dhe kaluan përdrejt Serbisë katër kamionët e parë të pajisur me dokumentacionin e shtetit të Kosovës. Lajmin e bënë publik Doganat e Kosovës. Katër kamionët janë zhdoganuar në pikën kufitare të Dheut të Bardhë dhe e më tej janë përpunuar edhe në atë të Serbisë. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci informoi se “Janë lejuar katër kamionët e parë. Kamionët kanë kaluar kufirin dhe i kanë përfunduar të gjitha procedurat e zhdoganimit përmes pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, me dokumente të Kosovës dhe përmes pikës kufitare në anën e Serbisë”, citon Bota Sot. Pas marrëveshjes së arritur në Bruksel përmes bisedimeve teknike Prishtinë-Beograd, nga 16 shtatori kur Kosova hoqi masën e reciprocitetit duke vënë në jetë zbatimin e marrëveshjes, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 700 kamionë nga Serbia. Por, marrëveshja nuk u zbatua nga autoritetet e Serbisë, të cilat i kthyen mbrapsht kamionët e Kosovës duke mos pranuar dokumentacionin dhe vulat doganore të Kosovës. Andaj këta katër kamionë janë të parët që hyjnë në Serbi pas marrëveshjes për pranimin e vulave doganore. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, kishte paralajmëruar më herët rikthimin e masave të reciprocitetit, në rast se Serbia do të vazhdonte të mos pranonte vulat doganore të Kosovës. mit/NOA

KOMENTE