English

Deklaratat e Berishës, Tahiri: Kryeministri nuk e do integrimin

Tiranë, 26 shtator 2011, NOA - Partia Socialiste deklaron se është në pritje të një përgjigje nga kryeministri Berisha në lidhje me propozimet e saj. Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri ka deklaruar sot se, opozita është e vendosur që të vazhdojë përpjekjet e saj për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. “E sigurtë është një gjë, kryeministri flet dy orë a thua nuk i ka dalë pija. PS ka bërë një propozim të qartë për integrimin e vendit, por është e qartë se Berisha nuk e do integrimin. Ne jemi të vendosur t`i çojmë deri në fund përpjekjet për ta larguar fatin e integrimit ndaj zullumeve të Saliut dhe për ofruar alternativën europiane si dhe për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”, tha sot Tahiri pas mbledhjes së grupit kuvendor socialist. Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen grupit për vizitën e tij në OKB, Tahiri theksoi se Shqipëria është i vetmi vend ky kryeministri zapton ekranin për reklamuar vizitat e tij “Sali Berisha doli duke u tallur me shqiptarët duke folur për udhëtimin në Neë York, sikur ishte kthyer nga dasma edhe pse atje nuk ia fishkëlleu njeri, përveç ceremonive zyrtare ku marrin pjesë të gjithë të ftuarit”, tha deputeti socialist. a.q/NOA

KOMENTE