English

Palestina diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit

Nju Jork, 26 shtator 2011, NOA - Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të nisë sot diskutimet për kërkesën e Palestinës për anëtarësim me të drejta të plota në këtë organizatë. Por, kërkesa e dorëzuar të premten nga presidenti palestinez Mahmud Abas, ka pak gjasa të miratohet nga ky këshill. Kjo pasi Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të vendosin veton kundër kësaj kërkese. Sipas tyre, anëtarësimi me të drejta të plota në OKB i Palestinës mund të arrihet vetëm pas negociatave të suksesshme me Izraelin. Por, Presidenti Abas është shprehur se është i gatshëm të hyjë në bisedime me kusht që në to, të përfshihet njohja e kufijve palestinezë para luftës së vitit 1967 dhe ndalimi i ndërtimit të vendbanimeve izraelite në këto territore. Izraeli megjithatë nuk pranon parakushte për hyrjen në negociata. mit/NOA

KOMENTE