Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendosen masat e sigurisë për nxënësit në 10 shkolla
English

Vendosen masat e sigurisë për nxënësit në 10 shkolla

Tiranë, 26 shtator 2011, NOA - Bashkia e Tiranës ka ndërtuar infrastrukturën e sigurisë për 10 shkolla në kryeqytet, dhe brenda një afati të shkurtër kohor, edhe 36 shkolla të tjera në kryeqytet do të pajisen me këto masa sigurie. Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, ishte sot për të parë përfundimin e punimeve në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë. Nxënësit e kësaj shkolle kanë qënë deri më tani shumë të ekspozuar ndaj rrezikut të trafikut të makinave. “Bashkia e Tiranës e ka prioritet sigurinë e fëmijëve dhe të nxënësve. Kemi ndërhyrë në mënyrë energjike dhe deri tani janë 10 shkolla në Tiranë me infrastrukturë të re të sigurisë, që janë kanxhellat mbrojtëse, vijëzimet dhe sinjalistika. Shumë shpejt, këto masa sigurie do ti kenë edhe 36 shkolla të tjera në kryeqytet. Ju e shihni se sa e nevojshme ka qënë kjo ndërhyrje këtu tek shkolla “Vasil Shanto” që është e ekspozuar ndaj rrezikut të trafikut të makinave”, tha nënkryetarja e bashkisë, Tabaku.

Ndërkohë, sot janë 10 shkolla me këto punime të përfunduara, si shkollat; “Skënder Caçi”, “Shkolla e Kuqe”, “Bajram Curri”, “4 dëshmorët”, “1 maji”, “Pjetër Budi”, “Cajupi”, “Partizani”, “Ahmet Gashi”, “Vasil Shanto”. Bashkia e Tiranës do të vendosë shumë shpejt të njëjtat masa sigurie në të gjithë shkollat e qytetit. Siguria për fëmijët dhe nxënësit e shkollave është prioritet absolut i Bashkisë së Tiranës.

KOMENTE