Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbrojtja, Imami nderon ushtaraken e lartë amerikane
English

Mbrojtja, Imami nderon ushtaraken e lartë amerikane

Tiranë, 29 shtator 2011, NOA - Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami ka dekoruar me medalje: “Për shërbime të Shquara” me motivacion: “Për kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë”, zv/shefen e Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes, Majore Yvon Mays.

Në ceremoninë e organizuar në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, zv/ ministrat z. Starova dhe z. Spahiu, Gjeneralë, Drejtues forcash, Drejtorë Drejtorishë në MM dhe SHP, ministri Imami i ka dorëzuar majores Yvonne Mays, medaljen “Për shërbime të shquara”, duke nënvizuar se kontributi i zv/shefes së zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak, ODS, në vendin tonë ka qenë mjaft i çmuar dhe një urë lidhëse për një bashkëpunim sa më efikas midis dy vendeve tona.

Ministri Imami, duke falënderuar në emrin e tij personal, por edhe të dikasterit që ai drejton, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe majoren Mays për ndihmën që i kanë Forcave të Armatosura Shqiptare në integrimin e tyre në Aleancën e Atlantikut të Veriut, u shpreh: “Është kënaqësi për mua, por edhe për të gjithë Ministrinë që në fund të këtij mandati, të kësaj periudhe pune me të vërtetë të lavdërueshme që kemi bërë së bashku, në bashkëpunimin midis Forcave të Armatosura Shqiptare, Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura Amerikane dhe Departamentit të Mbrojtjes, të jap këtë medalje për shërbime të posaçme majores Mays, për delegimin e posaçëm, për rezultatet e punës që tashmë janë të përbashkëta, për përparimet që i kanë njohur marrëdhëniet midis dy ushtrive tona në këto vitet e fundit. Në të gjithë këtë përparim, padyshim ne jemi të ndërgjegjshëm për kontributin personal të majores, për ç’ka ne jemi të lumtur që i japim këtë medalje”, u shpreh ndër të tjera ministri Imami.

Nga ana e saj, majorja Mays falënderoi përfaqësuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, për mikpritjen që iu rezervua në vendin tonë duke u shprehur: “Jam e gëzuar që vlerësohem sot me këtë medalje, nga krerët më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura. Dua t’ju falënderoj përzemërsisht, për këtë medalje që më jepni. Ky vlerësim, më motivon në punën time, duke më bërë më të përgjegjshme dhe më të përkushtuar në detyrën e re që më është caktuar. Në emër të shtetit që unë përfaqësoj, por edhe në emrin tim personal ju falënderoj përzemërsisht, duke ju thënë se ky bashkëpunim do të vijoj edhe në të ardhmen”, nënvizoi gjatë fjalës së saj, majore Mays.

E emëruar tashmë në një detyrë të re, majorja Mays, ka marrë urimet për një punë të suksesshme nga ministri Imami. “Ne jemi të sigurt edhe për faktin që me detyrën e re, si Oficere për Marrëdhëniet Bilaterale me Shqipërinë, majorja Mays, do të tregojë të njëjtën gadishmëri, të njëjtën dashuri për këtë vend dhe të njëjtin dedikim për zhvillimin e mëtejshëm të marëdhënieve midis dy vendeve tona, dy ushtrive tona. Majore Mays, duke ju falenderuar për punën që keni bërë, ju uroj suksese në detyrën e re dhe karrierën tuaj profesionale”, përfundoi ministri Imami.

Pak më parë, majores Mays, iu rezervua edhe një ceremoni e veçantë në ambjentet e Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ku shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi, i dedikoi një “Certifikatë Vlerësimi”, për punën e zhvilluar si zv/shefe e zyrës së ODS-së në MM. a.q/NOA

KOMENTE