Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 30 shtator 2011
English

Parashikimi i motit për 30 shtator 2011

Tiranë, 29 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, për sa i përket vendit tonë nesër, sërish kthjellimet do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të territorit por gjatë orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të përqendruara vranësirat do të jenë në Juglindje të Shqipërisë. Edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike ku kthjellimet do të dominojnë në ultësirën perëndimore dhe vijën bregdetare ndërsa sërish zonat malore përgjatë lindore do të kenë herë pas here të pranishme vranësirat. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet largim i vranësirave nga i gjithë vendi. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime krahasuar me ditën e sotme. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Perëndimor ndërsa në Adriatik dhe Jon dallgëzimi do të mbetet 2 ballë. Europa Sërish nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm si pasojë e prezencës së qendrave barike të presionit të lartë atmosferik. Me kthjellime dhe vranësira të lehta do të jete Europa Lindore, Qendrore, Jugperëndimore dhe Rajoni i Mesdhut. Ndërsa Europa veriore dhe verilindore do të dominohen nga vranësira dhe shira të dendur. Me problematike situata do të jetë në Skandinavi ku shirat do të bien me intensitet të lartë herë pas here të shoqëruar me rrufe. Sërish vendet e Europës Qendrore do të rrezikohen për mjegull të dendur gjatë natës e cila do të sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor. Ndërsa stuhitë e forta të erës në Oqeanin Atlantik do të bëjë që deti të jetë i trazuar në brigjet e Spanjës dhe Portugalisë.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Skandinavia rrezikon shira të dendur dhe stuhi ere - Europa Qendrore do të rrezikojë për mjegull të dendur - Spanja do të rrezikohet për stuhi ere dhe dallgëzim në det a.y/NOA

KOMENTE