Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthen Topi ndaj Berishës: Njeri violent, e mëshiroj
English

Shpërthen Topi ndaj Berishës: Njeri violent, e mëshiroj

Tiranë, 29 Shtator 2011 NOA – Kryeministri i vendit e ka humbur kontrollin, ka kaluar çdo limit, sulmet e tij janë të dhunshme dhe është bërë për ta mëshiruar. Me këto doza të egra ka folur ndaj kreut të qeverisë, Presidenti i Republikës Bamir Topi. Reagimi erdhi si reagim ndaj deklaratës së bërë nga kryeministri, më 27 janar 2011, 6 ditë pas demonstratës së 21 janarit, ku Sali Berisha tha se ata që përmendin atë që ndodhi si ngjarje bulevardi nuk janë as më pak dhe as më shumë por “horra dhe lavire bulevardi”. “Kur e dëgjon atë deklaratë kupton se kemi të bëjmë me një humbje kontrolli. Është e dukshme. Një mungesë totale e etikës qytetare që do të ishte patjetër e kritikueshme dhe për një qytetar të thjeshtë, pa pozicion. E thënë nga ai ambient, e marrë në kontekstin e sulmit të nënkuptueshëm për kreun e shtetit dhe kryeprokurores, kalimi në sulme kaq violente të bëjnë që tjetrin ta mëshirosh, sepse kur del nga kontrolli, tjetrin duhet ta mëshirosh. Kjo është edhe më rëndë kur vjen për një ish-koleg, për njerëz që kemi ndarë aksione politike dhe kemi punuar për gjera të rëndësishme. Të ndryshon fjalorin nuk është e absorbueshme”, - deklaroi kryetari i shtetit në intervistën që po jep në Top Channel. e.t/NOA

KOMENTE
  • ()22:48 - 29 Shtator 2011
    E kush mendon se keta te pa fytyret do tja dalin mbane ne kete vendt ku dhe oksigjenin qe po thithim deri tani nuk eshte vecse pluhri i makinave dhe mjeteve te renda qe kalojn ne keto rrug te ndertuara qe ne kohen e xhxhit ENVER dhe ku akoma dritat e nates po varen ne shtyllat e duarve te baballareve dhe vellezrve tane qe dikur i kan bere me shum vuajtje...... Mjere ne qe jetojm ketu ku jemi sot sepse nuk duhet te ishim per keta qe jemi!!!!!!!!!!!!!!!