Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot në Kuvend dy pr/ligje me 3/5. Thirret në interpelancë kryeministri
English

Sot në Kuvend dy pr/ligje me 3/5. Thirret në interpelancë kryeministri

Tiranë, 29 shtator 2011, NOA – Dy nga projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, pra kartonët jeshilë të mazhorancës dhe opozitës, si ai për Gjykatën Administrative dhe projektligji me disa ndryshime në Kodin Penal do të jenë lajtmotiv i diskutimeve të seancës së sotme plenare të Kuvendit. Pritet që diskutimi i këtyre projektligjeve të shoqërohet me debate. Shtatë projektligje me 3/5, gjashtë prej të cilëve Kode, u kthyen mbrapsht në komisione nga opozita, e cila nuk pranon të ngrejë kartonin jeshil për këto drafte tejet të rëndësishëm të vendit që më së shumti janë të lidhura me reformat integruese të vendit. Në seancën e sotme plenare është thirrur në interpelancë kryeministri Sali Berisha. Kërkesën e ka paraqitur deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, dhe lajtmotiv i përballjes me deputetët do të jenë pronat publike. Gjithashtu për këtë të enjte është parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Financave Ridvan Bode, e kërkuar nga deputetja socialiste Mimi Kodheli. Seanca e sotme plenare do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës plenare. Në rendin e ditës janë edhe diskutimet dhe votimi i Aktit Normativ “Për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit që ndodhen pranë rrugëve kombëtare”; Projektligji “Për transmetimet me zë dhe/ose me zë e figurë”; Projektvendimi “Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Austrisë për realizimin e një sistemi kompjuterik për rregjistrin themeltar të gjendjes civile në Shqipëri”; Plotësimi i vendeve vakante në institucione; votimi në tërësi i projektligjit “Për shërbimin veterinar në RSH”. Në gjashtëdhjetë minutëshin e fundit të seancës deputetët do të vijojnë diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës. mit/NOA

KOMENTE