Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rama kushtet e tua janë farsë, eja ulu për reformat
English

Berisha: Rama kushtet e tua janë farsë, eja ulu për reformat

Elbasan, 30 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- (Update) Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në inaugurimin e rrugës Gjinar- Elbasan. Kreu i Qeverisë tha se kjo rrugë është jetike për 15 mijë banorë të komunave Shushicë dhe Gjinar, një prej zonave më të rëndësishme turistike të qarkut të Elbasanit, me një gjatësi 21 kilometër, është investim i buxhetit të shtetit me vlerë 500 milionë lekë . “Kjo rrugë ju afron ju shumë me tregun e Elbasanit, por në një hark të shkurtër kohor, pas përfundimit të autostradës Tiranë - Elbasan dhe tunelit të Kërrabës, faktikisht ju afroheni me kryeqytetin mbi dy herë. Unë jam këtu për t'ju garantuar ju se qeveria do të mbështesë çdo projekt të kryetarit të komunës tuaj, të këshillit të komunës tuaj dhe se kjo rrugë do të vazhdojë drejt Zavalinës dhe zonave të tjera. Ne do të bëjmë gjithçka që ju me punën tuaj, mundin e djersën tuaj, të jetoni sa më mirë”, u shpreh shefi i ekzekutivit. Duke përfituar nga rasti ai përshëndeti edhe dy projektet e mëdha, projektin e ullirit dhe projektin e arrorëve. Berisha tha se, “Ne po ecim dhe sot jemi të integruar në tregun evropian, por ne me Evropën nuk konkurrojmë dot me grurin, ndonëse edhe atë duhet ta prodhojmë, nuk konkurrojmë dot me misrin në fushat e pamata të saj, por ne mund të konkurrojmë me fruta, të cilët janë të shijeve më të mira. Me drurët frutorë ne do të mund të shumëfishojmë sipërfaqet e mbjella në këtë vend”. Ai e cilësoi këtë rrugë si rrugën me të cilën do të krijohen pasuri kudo. Sipas tij, kjo klimë ka bërë të mundur që të ndërtojmë në një hark kohor 5 - 6 vjeçar mbi tetë mijë kilometra rrugë, njëra prej të cilave dhe rruga që u inaugurua sot, ndërsa në qarkun e Elbasanit janë ndërtuar 220 kilometra rrugë. Ndër të tjera Berisha i garantoi qytetarët se dhe 400 kolimetra të tjera do të ndërtohen në të katër anët e këtij qarku, duke thënë se do të përfundohet autostrada Tiranë - Elbasan, Boshti i Jugut dhe segmentin Berat - Elbasan, do të ndërtohen një seri rrugësh rurale nga Gramshi deri në Stërblevë dhe skajet e tjera të këtij qarku. Në vijim ai përmendi edhe liberalizimi ne vizave duke thënë se, Qeveria me reformat e saj bëri gjithçka në mënyrë që qytetarët të meritojnë lëvizjen e lirë, pagoi çdo çmim të nevojshëm dhe ia doli të realizojë liberalizimin e vizave. “Vizat u liberalizuan gjithashtu dhe për faktin, sepse ata që përdorin pushtetin për bllokimin e vendit nuk i bllokuan dot, ndonëse bënë fushatë të fuqishme kundra tyre, brenda dhe jashtë vendit. Këtë nuk e ka bërë asnjë forcë politike në Evropë. Këtë e ka bërë vetëm lidershipi i Partisë Socialiste. Dhe e ka bërë, sepse disfatat e tij personale do me çdo kusht t'i shndërrojë në një të keqe për secilin prej jush. Si mund të pranohet vota kundër për çdo gjë? Vizat nuk ishin për Sali Berishën, sepse ai lëviz me pasaportë diplomatike. Vizat nuk ishin as për deputetët e Partisë Demokratike, sepse deputetët e Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste lëvizin. Vizat ishin për ju që robtoheshit për t'i marrë. Vizat ishin për qindra e mijëra nëna e baballarë që u përvëlohej shpirti për të takuar fëmijët e tyre, nipërit dhe mbesat e tyre në ekzil. Por vizat u morën”, u shpreh Kryeministri. Ai ngriti një sërë pyetjesh ndaj deputetëve socialist duke shtuar se, u votua kundër tunelit dhe autostradës Tiranë- Elbasan, sepse kjo do regjistrohej si një sukses i qeverisë Berisha. Sakaq ai ftoi kryesocialistin Edi Rama që të ulen së bashku për reformat elektorale dhe të punohet me konsensus. Sipas tij kërkesat e Ramës janë thjeshtë farsë, për të argumentuar disfatat e tij. Berisha tha se, “Kemi 52 rekomandime, t'i adresojmë ato një nga një, që të gjitha, pa asnjë hezitim. Ai kërkon rregullore parlamenti, të shkuarën, me të shkuarën, me të djeshmen, jo të shkuarën e largët, por edhe e djeshmja na duket e largët. Ne shohim përpara. Urdhëro të marrim rregulloren e parlamentit evropian dhe në qoftë se rregullorja e këtij parlamenti ka qoftë edhe një nen që nuk përputhet me rregulloren e tempullit të demokracisë evropian, urdhëro ta ndryshojmë, por ai nuk i do këto. Këto i ka thjesht farsë. Njëlloj si në vjeshtën e vitit 2009. Ai i kërkon këto vetëm e vetëm që të shkojë drejt Kongresit dhe të marrë vendimet e tij, vendime të cilat do i japin në 2013 disfatën më të thellë që ka njohur në tërë historinë e vet. Nuk do reformë zgjedhore, përkundrazi do me çdo kusht ta bllokojë atë, nuk do reformë të rregullores së parlamentit, përkundrazi do me çdo kusht ta bllokojë atë. Njeriu që ka shndërruar bllokimin në parzmore të tij dhe kujton se nuk e sheh kush. Të gjithë e shohin. Me bllokimin, zoti Rama ke shkuar nga disfata në disfatë. Je i bërë i famshëm në Shqipëri dhe në Evropë për disfatat e njëpasnjëshme që ke përjetuar nga e para, tek e fundit që ishte disfata personale”. Duke iu referuar zgjedhjeve të 8 majit Kryeminsitri theksoi se në Tiranë qytetarët e ndëshkuan Ramën me 10 mijë e 907 vota më shumë për koalicionin e "Aleancës për qytetarin". Sipas tij kreu i selisë rozë, duke parë veten në këto rrethana përpiqet me çdo kusht se si të dëmtojë interesin personal të secilit shqiptar. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Sali Berisha

KOMENTE