Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të majtët në bashkinë e Tiranës: Të mblidhet urgjentisht Këshilli
English

Të majtët në bashkinë e Tiranës: Të mblidhet urgjentisht Këshilli

Tiranë, 30 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Të majtët në bashkinë e Tiranës i rikthehen dhunës që, sipas tyre, është ushtruar mbi dy punonjëset nga kryetari i policisë bashkiake, Florenc Hoxha. Në një deklaratë shpërndarë mediave sot pasdite, e cila mban firmën e Mimoza Hafizit, këshilltares së “Aleancës për të Ardhmen”, kërkohet mbledhja e këshillit bashkiak. “Grupi ynë i këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak, në emër të interesit publik denoncon edhe njëherë faktin e mos thirrjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak të kërkuar nga ana jonë për një rast shumë të rëndë, dhunimin e dy zonjave në zyrat e shtetit. Nuk do reshtim se thëni se ky është një akt i rëndë dhe i dënueshëm nga gjithë qytetarët të majtë e të djathtë. Ka dy muaj që Këshilli nuk mblidhet as në takimin e radhës duke shkelur ligjin e rregulloren, sepse organizatorët kanë frikë të diskutojnë për ccështje madhore që shqetësojnë gjithë opinionin publik. Kryetari i Bashkisë dhe kreu i këshillit bashkiak nuk pyesin për zërin e qytetarëve, duke marrë në mbrojtje njerëz që ushtrojnë dhunë nën uniformën e shtetit”, thuhet në deklaratën e këshilltarëve të majtë. Sipas tyrë, shoqëria civile, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe përfaqësues ndërkombëtarë, bëjnë përgjegjës atë që fshihet në zyrën e kryetarit të bashkisë. “ Dhe që ka frikë të dënojë dhunën ndaj grave duke treguar fytyrën e vërtetë të një qeverisje lokale të vjedhur, e cila nuk ka ndryshim nga qeverisja qëndrore që vjen në pushtet me vota të grabitura. Qytetarët e Tiranës e kanë të vërtetën në sytë e tyre. I bëjmë thirrje Drejtësisë t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje”, përfundon deklarata e këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës. a.q/NOA

KOMENTE