Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: Të ndërhyhet në ligjet për furnizimin me energji
English

Konfindustria: Të ndërhyhet në ligjet për furnizimin me energji

Tiranë, 1 tetor 2011, NOA - Konfindustria deklaron se duhet ndërhyrë sa më shpejt në -përmirësimin e të paktën 3 ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi për situatën e energjisë elektrike. Në trtezën e organizuar sot me përfaqësues edhe nga KESH dhe CEZ, u konkludua se, përmirësimet duhet të ndryshojnë gjendjen monopol të vendosur de facto në: a-kontrollin e aparatëve matës, b- tarifat e kontrollit dhe c– monopolin e caktuar me ligj të Postës Shqiptare në shpërndarjen e faturave për konsumatorët biznes dhe familjare. Në rast të moskryerjes së ndërhyrjeve në legjislacionin bazë të fushës edhe Kontrata e re do të ishte e pazbatueshme në dëm të dyanshëm të interesave të publikut dhe furnizuesit. Në tryezë u arrit në përfundimin, se duhen përmirësuar nenet e kontratës për të dhënë: - mundësinë e hyrjes në fuqi me faza të disa detyrimeve ndaj furnizuesit, të caktimit të detyrimit të shpërblimit automatik për ndërprerje të mëdha për rrjetin 20KV, masën e tolerancës së luhatjes së tensionit në shtrirje gjeografike, etj. Në tryezë u pranua, se është e domosdoshme, që në Kontratën e Furnizmit me Energji Elektrike të arrihet një optimizim i domosdoshëm ndërmjet interesave të publikut me interesat e furnizuesit (në këtë rast CEZ Shpërndarje). a.q/NOA

KOMENTE