English

Nis sot regjistrimi i popullsisë

Tiranë, 1 tetor, NOA – Rreth 14 punonjës të Institutit të Statistikave në vend do të nisin sot mbledhjen e të dhënave për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, proces që njihet me emrin census . Projekti "Census 2011", do të shtrihet të në gjitha zonat e vendit dhe do të përfundojë në datën 21 tetor. Drejtues të qeverisë dhe ISNTAT e cilësojë këtë projekt is të domosdoshëm. Sipas tyre, qëllimi kryesor i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Regjistrimi jep një fotografim të momentit mbi gjendjen sociale dhe nivelin e jetesës së popullsisë në një moment . Ky projekt kap vlerën e 14 milionë eurove, nga të cilat 8 milion mbulohen nga Komisioni Europian. Në këtë proces do të angazhohen 14.302 punonjës, nga të cilët 129 supervizorë, 2.330 kontrollues dhe 11.843 anketues, të cilët do të shkojnë në cdo banesë të shqiptarëve për mbledhjen e të dhënave në terren. Të dhënat e para të censusit që nisë sot pritet që të dalin në fund të nëntorit. Procesi i regjistrimit të popullsisë ose censusi ka qenë një proces i kundërshtuar, për faktin se në formularin e regjistrimit, përfshihen feja dhe kombësia. Përfaqësuesit e minoritetit, nëpërmjet një deklarate për median pak ditë më parë deklaruan se nuk do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë më 1 tetor. Kreu i shoqatës “Omonia”, Vasil Bollano, bëri thirrje publike për të bojkotuar censin e 1 tetorit. Apeli i Bollanos është mbështetur edhe nga Thanas Poçi i Shoqatës së Vllehëve, Pavlo Jakoja, Brajoviç i Shoqatës serbo-malazeze shqiptare, si dhe Edmond Themelko i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian. Kundërshtime ka pasur për censusin dhe nga Aleanca Kuq e Zi. a.k./NOA

KOMENTE