Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli merr pjesë në meshën e mbylljes së Konferencave Ipeshkvnore Europiane
English

Topalli merr pjesë në meshën e mbylljes së Konferencave Ipeshkvnore Europiane

Tiranë, 2 tetor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ishte sot e pranishme në kremtimin e meshës së mbajtur në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, me rastin e mbylljes së Asamblesë Plenare të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Europiane. Në këtë meshë e cila u hap nga Imzot Rrok Mirdita, ai përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi rëndësinë e kësaj konference në Shqipëri ku merrnin pjesë udhëheqësit e Kishës Katolike anë e mbanë Europës. Pas kësaj, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë gjithashtu në pritjen e organizuar nga Imzot Rrok Mirdita në Arqipeshkvinë e Kishës Katolike. Gjatë kësaj pritjeje, Kardinali i Izraelit, ai i Hungarisë , i Italisë etj, i përcollën Kryetares së Kuvendit ftesën për të zhvilluar një vizitë në vendet e tyre. Gjatë këtij takimi Topalli i përsëriti Kardinalit të Italisë edhe njëherë ftesën për një vizitë të Shkëlqesisë së Tij, Papa Benedikti i XVI në Shqipëri. Ndërkaq për tre ditë radhazi në Tiranë u mbajt Asambleja Plenare e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Europiane, e cila u organizua nën kujdesin e Arqipeshkvit metropolit të Tiranës dhe Durrësit njëherësh Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita. Ndërkaq sipas Kishës Katolike shqiptare ky takim përbën ngjarjen më të rëndësishme pas vizitës historike të Papa Gjon Palit të II në prill të vitin 1993 në Shqipëri. Në këtë konferencë të pranishëm ishin kardinalë dhe ipeshkvë nga e gjithë Europa. a.y/NOA

Në foto: Kryeparlamentarja Topalli dhe Imzot Rrok Mirdita

KOMENTE