Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadorja Britanike: Axhendë reformash për integrimin
English

Ambasadorja Britanike: Axhendë reformash për integrimin

Tiranë, 3 tetor 2011, NOA- Ambasadorja e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Fiona Mekiluam takoi sot kryeparlamentaren shqiptare Jozefina Topalli. Gjatë këtij takimi, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Britania i ka dhënë Shqipërisë. Ndërsa lidhur me situatën në vend ajo shtoi se, “Bojkoti dhe bllokimi kanë dëmtuar vendin. Ligjet që kërkojnë votën e opozitës janë gjithnjë në rend të ditës në seancat plenare dhe mosvotimi i tyre nga deputetët e Partisë Socialiste është një bllokim i ri.” Ajo shprehu më tej gatishmërinë për të diskutuar çdo ndryshim në përputhje me rregulloren e Parlamentit Europian. Në vijim ajo tha se janë ftuar deputetët e mazhorancës dhe opozitës për ngritjen sa më parë të Komisionit për Reformën zgjedhore bazuar në rekomandimet e ODIHR Më tej biseda u ndal në projektin e “WESTMINSTER foundation for democracy” një bashkëpunim mes Dhomës së komuneve të Mbretërisë së Bashkuar dhe parlamentit të Shqipërisë. Më herët Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam takoi edhe Presidentin Bamir Topi, ku shprehu domosdoshmërinë për dialog, bashkëpunim dhe angazhim serioz të të gjithë aktorëve politikë e institucionalë, për kapërcimin situatës aktuale politike në vend. Gjithashtu Ambasadorja Mekiluam theksoi nevojën për një axhendë kombëtare reformash strategjike të arritur me vullnet të qartë dhe konsensus politik, e cila do të mundësojë integrimin e vendit tonë në gjirin e Bashkimit Europian. a.y/NOA

Në foto: Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam gjatë takimit me kryeparlamentaren Jozefina Topalli

KOMENTE