English

Parashikimi i motit për 4 tetor 2011

Tiranë, 3 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër territori shqiptar do të mbetet i ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale. Moti i kthjellët do të jetë dominues që në orët e para të mëngjesit në të gjithë territorin por duke ju afruar mesditës do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër vend, më të theksuara vranësirat do të jenë në pjesën jugore dhe juglindore të Shqipërisë. Edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominuese në vend, përjashtuar zonat malore lindore të cilat do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit nuk do të pësojne ndryshime krahasuar me ditën e sotme. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim Perëndimor – veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi të mbetet 2 ballë. Europa Sërish nesër Europa Veriore dhe Europa Veriperëndimore do të mbeten me mot të paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto rajone. Problematike do të paraqitet situata në veri të Suedisë dhe të Finlandës pasi shirat do të bien me intensitet të lartë, shoqëruar me stuhi të fuqishme ere. Gjithashtu vranësira dhe shira do të ketë në Ishujt Britanike dhe në Vendet e Balltikut por me intensitet më të ulët. Ndërsa sërish në pjesën më të madhe të kontinentit Europian do të dominojë mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, kjo si pasojë e prezencës së qendrave të presionit të lartë atmosferik të vendosura mbi këto rajone.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Finlanda do të rrezikohet nga shira të dendur dhe stuhi ere - Ishujt Britanik do të rrezikojnë për shira - Europa Qendrore do të rrezikohet për mjegull të dendur a.y/NOA

KOMENTE
  • Redona Meshaj00:19 - 04 Tetor 2011
    Ja si do jet koha per neser :p