Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet për kapjen e Hektor Kelmendit, i shumëkërkuar nga SHBA
English

Policia flet për kapjen e Hektor Kelmendit, i shumëkërkuar nga SHBA

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA- Policia e Shtetit nëpërmjet një komunikimi për mediat foli për kapjen e të shumëkërkuarit nga drejtësia amerikane Hektor Kelmendi. Zëdhënësja e këtij institucioni tha se Hektor Kelmendi i njohur ndryshe si Deme Nikiqi 53 vjeç, lindur në Pejë të Kosovës, i pajisur me pasaportë serbe u kap sot në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë nga strukturat e policisë teksa po tentonte të hynte në territorin shqiptar. Shkak për prangosjen e tij u bë verifikimi në sistemin e kërkimit të Interpol, si dhe nga verifikimet e kryera nga Drejtoria e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar me autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit ky shtetas rezultoi i kërkuar në nivel ndërkombëtar. Mësohet se Kelmendi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washington, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për kryerjen e krimeve shumë të rënda si organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje, si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore. Gjykata e Rajonit Lindor të New York me datë 19 maj 2010 ka lëshuar Urdhrin e arrestit për këtë shtetas, për këto vepra penale:

-“Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin Amerikan me pasojë vdekje” një herë, - “Nxitje ndaj një të huaji për të hyrë në territorin Amerikan duke shkaktuar dëmtime të rënda trupore dhe vënien në rrezik të jetës”, 3 herë, - “Kotrabandë të huajsh”, 13 herë, - “Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin Amerikan”, 10 herë, - “Konspiracion për të sjellë të huaj në territorin Amerikan” një herë. Ndërkaq mësohet se materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Përgjithshme për ndjekje të mëtejshme. a.y/NOA

KOMENTE