Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reforma Zgjedhore, Rama mbledh aleatët. Bojkotojnë Dule e Milo
English

Reforma Zgjedhore, Rama mbledh aleatët. Bojkotojnë Dule e Milo

Tiranë, 4 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Drejtuesit e partive opozitare kanë vendosur që çdo ditë të martë të drekojnë për të diskutuar për situatën politike dhe hapat e së majtës pas propozimit të paktit kombëtar prej 10 pikash. Kështu, ndodhi edhe sot kur drejtuesit e 5 partive të majta, e ku mungonin Vangjel Dule e Paslkal Milo kanë drekuar pak metra larg selisë së PS-së e duke e cilësuar këtë si një takim informal. Preç Zogaj duke folur me gazetarët pas takimit tha se, temë e diskutimeve ishte axhenda e grupit të punës, të ngritur një javë më parë për reformën zgjedhore. Siç dihet, vetë opozita ngarkoi kreun e PSD-së, Skënder Gjinushi si koordinator i këtij grupi ekspertësh të së majtës për reformën zgjedhore dhe propozimet e PS-së lidhur me këtë çeshtje si pjesë e paktit kombëtar. “Procesi për reformën nuk ka filluar ende, por është jetik. Sot ne ramë dakord për një takim format të opozitës në ditët e ardhshme”, tha Zogaj. Për të disatën herë në takim mungon kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, për të cilin Zogaj tha se nuk ishte mungesë politike. Mësohet se Milo e ka justifikuar mungesën e tij me mospasjen e një ftese, pasi bëhet fjalë për një takim informal, ndërsa nga ana e Vangjel Dules nuk ka asnjë prononcim në lidhje me mungesën në këtë takim. a.q/NOA

KOMENTE