Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshillat e ambasadorëve për Ramën
English

Këshillat e ambasadorëve për Ramën

Tiranë, 5 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Zyra e kryetarit të Partisë socialiste u vizitua sot sërish, për të disatën herë brenda pak javësh nga tre prej diplomatëve më të rëndësishëm në Shqipëri. Zyra e shtypit të PS-së, gjatë orëve të pasdites tha se Trojka, sikundër cilësohen ambasadori i SHBA, i BE dhe i OSBE, iu përgjigj ftesës së kryesocialistit Rama. Po sipas njoftimit të PS-së, tre ambasadorët vlerësuan paktin prej 10 pikash të propozuar nga socialistët. “Trojka e ambasadorëve ka vlerësuar Paktin me 10 pika si një mundësi shumë të mirë për nisjen e dialogut në mënyrë që të shkohet para me procesin përafrues me BE-në”, thuhet në njoftimin e shpërndarë pak orë pas largimit nga selia e PS-së të ambasadorëve Arvizu, Sekui dhe Wollfarth.

Ndërkohë, fjala e plotë e ambasadorëve e zbardhur nga zyra e shtypit e OSBE-së ka sqaruar edhe këshillat që diplomacia ndërkombëtare i jep politikës shqiptare. Më poshtë agjencia NOA po boton të plotë deklaratat e ambasadorëve për mediat pas takimit me Ramën.

Ambasadori Wollfarth: Të tre ne, Ambasadorët Arvizu, Sequi dhe unë, u takuam me kreun e Partisë Socialiste për të diskutuar rreth situatës politike aktuale. Ai na kishte kërkuar të takoheshim së bashku dhe kështu patëm një takim shumë të frytshëm në lidhje me procesin që po zhvillohet këtë vjeshtë. Ky proces duhet të ecë përpara. Janë bërë propozime të rëndësishme dhe z. Edi Rama na dha informacion shtesë rreth këtyre propozimeve. Bëhet fjalë për një listë të hapur, e cila nis me mënyrën se si duhet të funksionojë Kuvendi, me atë se si mund të jetë Kodi Zgjedhor në të ardhmen, si edhe pika të tjera. Ne mendojmë që është e rëndësishme që lista është e hapur dhe shërben si propozim për dialog me shumicën qeverisëse. Duhet shqyrtuar me seriozitet të plotë nga të gjitha palët e interesuara dhe, në qoftë se trajtohet brenda një kornize kohore të arsyeshme, do të bëjë të mundur që të shohim disa rezultate përpara ose gjatë pranverës së ardhshme. Ne jemi këtu për të ofruar mbështetje, për t’i vënë në lëvizje palët, për t’i ndihmuar ato që të ecin përpara. OSBE-ja është veçanërisht e gatshme për të mbështetur çdo lëvizje kur bëhet fjalë për të gjetur pikat e përbashkëta dhe për të identifikuar rrugën për të ecur përpara, sidomos kur bëhet fjalë për integrimin evropian.

Ambasadori Sequi: Jam plotësisht dakord me deklaratën e Ambasadorit Wollfarth. Do të shtoj vetëm diçka: Gur gur bëhet mur.

Ambasadori Arvizu: E mbështes plotësisht atë që thanë dy kolegët e mi. Shtetet e Bashkuara e mbështesin me gjithë zemër rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe ne po përpiqemi të heqim pengesat drejt realizimit të këtij qëllimi. a.q/NOA

KOMENTE